Ministria tregon cdo te behet me shqiptaret qe kane mbetur ne Gjermani...

Ministria tregon cdo te behet me shqiptaret qe kane mbetur ne Gjermani dhe France

97
0
Shares

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dalë në një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët të cilët kanë mbetur në Gjermani dhe Francë.

Sipas këtij njoftimi të gjithë këta shqiptarë të cilët vërtetojnë se kanë mbetur në vendet përkatëse për shkak të masave të marra për Convid-19, nuk do të penalizohen.

Njoftimi i ministrise:

‼️ Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Gjermani dhe në Francë

🔴 MEPJ informon të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, nuk do të penalizohen.

🔴 Shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.

🔴 Nuk do të merren vendime për largimin nga territori francez për qytetarët, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY