Greqi, rritet numri i te infektuarve, qeveria ndan 10 miliardë euro

Greqi, rritet numri i te infektuarve, qeveria ndan 10 miliardë euro

111
0
Shares

Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit në Greqi ishte 46 persona ndërkohë që në total numri i të infektuarve ka shkuar në 464.

Nga këto, 72 janë me origjinë të papërcaktuar, dhe 78 pacientë janë shtruar në spital, 16 prej tyre  të intubuar. 19 pacientë lanë spitalin pasi u përmirësuan ndërsa numri i pacientëve të vdekur është 6.

Qeveria greke ka akorduar nujë fond prej rreth 10 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë dhe punëtorët.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se shtesa prej 800 eurosh do të jepet për të gjithë punëtorët e bizneseve, të cilët do të dëshmojnë se janë goditur nga epidemia e koronavirusit dhe se ata kishin një qarkullim të zvogëluar. Bonusi prej 800 eurosh do të jepet dhe për punëtorët e pavarur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY