Berisha kërkon dezinfektimin urgjent të monedhave

Berisha kërkon dezinfektimin urgjent të monedhave

81
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha kërkoi sonte të dezinfektohen e të gjitha kartëmonedhave që qarkullojnë në vend. Ai tha gjatë një interviste në emisionin 360 grade në ora neës, se mungesa e këtij dezinfektimi mund të neutralizojë të gjitha masat që janë marrë për të përballuar epideminë e koronavirusit.

Berisha tha se nuk e dinte se mund të realizohej kjo por janë bankat ato si edhe Banka Qendrore që duhej të kryejnë këtë nevojë të menjëhershme.

Ndërsa të gjithë njohim si rastin zero 28-vjeçarin që udhëtoi nga Firence dhe infektoi të atin, ish-kryeministri Berisha thotë se rasti zero është ai që njoftoi Ministri turk me 2 mars.

Berisha: Ka një dramacitet në çdo gjë në shpirtin e tij (Ramës). Sa i përket rastit zero duhet të falenderojmë Ministrin e  Shëndetësisë të Republikës së Turqisë që na njoftoi se rasti zero kishte fluturuar nga Tirana nëpër Stamboll me 2 mars dhe ishte shtruar me koronavirus në SHBA.Për të mos thënë se kishte një vdekje jashtëzakonisht të dyshimtë në Korçë etj. A është kjo paaftësi apo papërgjegjshmëri nuk mund ta them. Por u humbën më shumë se 2 muaj kohë pa marrë asnjë masë të vetme. E papranueshme.

Në një lidhje me skype për “360 Gradë” në Rtv Ora, Berisha denoncoi se në dy muaj përpara se virusi të shpërthente në vend nuk u bë asnjë përgatitje jo vetëm për popullatën por as për personelin mjekësor.

Berisha: Nuk u bë përgatitja më minimale jo për popullatën por të paktën për personelin shëndetësor. Të garantoheshin maskat dhe kostumet që duheshin për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër kësaj. Mungesë e plotë përgjegjësie. Nëse shefi i ekzekutivit rri 2 muaj duarkryq kur kjo epidemi tronditi botën më shumë se çdo epidemi tjetër pas gripit spanjoll do të thotë se është i paaftë.E them që mos të qëndrojmë prapë në bisht të kohës se qëndrimi në bisht të kohës ka gjithmonë pasoja më të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY