France, mjeku shqiptar: Ky eshte ilaci qe perdorim kunder koronavirusit, po funksionon

France, mjeku shqiptar: Ky eshte ilaci qe perdorim kunder koronavirusit, po funksionon

1347
0
Shares

Erjon Dobi, mjek shqiptar që punon në Francë, tha sot ne nje interviste në “Opinion” se si po trajtohen të prekurit nga koronavirusi në këtë shtet.

Dobi tha se fluksi i pacientëve është i papërballueshëm për sistemin shëndetësor. Por, ai theksoi se në Francë ka nisur përdorimi i Chloroquine, si medikament i cili përmirëson gjendjen e pacientit të prekur nga koronavirusi.

“Sot Franca gjendet në një situatëtë emergjencës kombëtare. Do të thotë që të gjithë shërbimet, pra përveç shërbimit shëndetësor, ushqimoret, farmacitë apo dhe shërbirmet e karburantit janë të hapura dhe gjitha të tjerat janë të mbyllura. Lëvizja e qytetarëve është e bllokuar në mënyrë të absolute. Për të lëvizur, duhet plotësuar formulari qoftë dhe për të blerë edhe bukën.

Situata është e çuditshme se dhe vetë francezët nuk janë mësuar që ta shikojnë Parisin dhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku nuk ka asnjë person në rrugë. Problemi kryesor se asnjë problem shëndetësor nuk mun dtë përballoj një fluks aq të madh njerëzish.

Problemi që është sot me koronavirusin, nuk është vetëm trajtimi i koronavirusit, por mos harroni që sistemi shëndetësor francez është i bllokuar. Spitali ka bllokuar të gjitha konsultat, kirurgjit, diagnostikimin e tumore, trajtimi i pacienteve të tjerë nuk dio të jetë i duhuri dhe që do të thotë se në vitet e ardhshme do të ketë një ndikim në mbijetësën e këtyre të sëmurve se trajtimi nuk ëshrë optimal. Sot sapo u hap pavioni i katërt përveç reaminacionit apo sëmundjeve infektive. Sot kemi hapur dhe traumatologjinë dhe okulistikën për të përballuar fliksin e e lartë të pacienteve. Jemi vendi i katërt në Europë.

Përsa i përketë numri i të prekurve, mbi 9 mijë të prekur, mbi 780 në terapi intesnsive dhe nga dje që ishim 127 sot kemi kaluar në 264 persona që kanë humbur jetën. Të ndalohet trajtimi i të sëmurve me kancer, sepse nëse i sëmuri preket rrisku i vdekshmërisë kalon nga 3% në 36 % të vdekur. Prtokollet janë të ndryshme pasi jemi para një virusi të panjohur. Strukturat franceze mendojnqë antiflamatorët nuk janë të mirë, ndërkohë që nuk ka studime që vlerësojnë një gjë të tillë. Chloroquine është një mjekim që përdoret për trajtimin e sëmundjeve të mariers që  njiohet prej vitesh. Sot përdoret në mënyrë të rëndomtë, por në doza më të forta, profesoir nxjerr në dukje disa të dhëna interesante. Një grup kinzë thonë se virusi nuk qëndron se 14 ditë, por një person mund të jetë i kontaminuar për një periush 20 ditore.

Ky mjekim që sot përdoret për një lloj tjetër patologjie është marrë në konsiderat për 24 pacientë dhe është parë që ngarkesa virale është ulur nga 20 ditë në 6 ditë. Gati 20 pacientë kanë një ngarkesë virale më minimale”,-tha Dobi./Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY