Autoriteti i Dosjeve, ndarja e punes jashte zyrave, njoftim i rendesishem per...

Autoriteti i Dosjeve, ndarja e punes jashte zyrave, njoftim i rendesishem per qytetaret

142
0
Shares

Autoriteti i Dosjeve ose AIDSSH nisi punen te marten duke zhvilluar takimin me punonjes ne ambientet e jashtme te nderteses se autoritetit.

Ne fotot qe ka hedhur ne Facebook, kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula ka bere nje njoftim te rendesishem ndersa takimi i zyrtareve per ndarjen e puneve u be jashte zyre dhe duke ruajtur distancen.

”Gjate mbledhjes për organizimin e punës dhe ndarjen e detyrave për ndjekjen e proceseve në formën më të mirë të mundshme, pa vënë në rrezik jetët e qytetarëve.
Situata të jashtëzakonshme kërkojnë zgjidhje të jashtëzakonshme”, shkruan Sula ne postimin e saj.

Njoftimi i Autoritetit:

AIDSSH njofton qytetarët, studiuesit, gazetarët, institucionet publike dhe organizmat me të cilët bashkëpunon, që do të vijojë veprimtarinë e vet me aplikime online në faqen zyrtare të AIDSSH www.autoritetidosjeve.gov.al; nëpërmjet adresës së emailit info@autoritetidosjeve.gov.al dhe me postë, nga data 11 mars deri më 3 prill 2020.
Gjatë periudhës në fjalë pezullohet shërbimi, shqyrtimi dhe vënia në dispozicion e dokumenteve individëve, studiuesve dhe mediave, kufizohet shërbimi fizik i informacionit publikut, pezullohet dorëzimi i dokumenteve dublikatë individëve, studiuesve dhe mediave.
Për çdo komunikim me Sekretariatin Teknik të AIDSSH, qytetarët dhe të interesuarit mund të telefonojnë në numrat e telefonit:
Informacioni: 04 22 10 446
Drejtoria e Informacionit: 04 22 10 451
Drejtoria e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar: 04 22 10 446.
AIDSSH do të vijojë punën për administrimin dhe informimin mbi dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit, në shërbim të qytetarëve, duke kufizuar kontaktin fizik, në zbatim të masave të përgjithshme për minimizimin e rrezikut të përhapjes së virusit, deri në përfundim të kësaj periudhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY