Marku me koronavirus: Ja si u semura dite pas dite dhe ...

Marku me koronavirus: Ja si u semura dite pas dite dhe po sherohem

125
0
Shares

Pacienti që po shërohet nga COVID-19 në Invektiv, ka folur sot pas lajmit të mirë që është shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti që po shërohet në një lidhje telefonike me emisionin “Open”, ka treguar të gjithë historinë e tij. Ai është shprehur se në fillim ka qenë shumë i tmerruar, por shtoi se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi është më pak se një grip normal.

Kam bërë tamponin dhe në datën 10 kam dalë pozitiv, pasi kisha kontakte me mikun tim që është pacienti “0”. U tremba, sepse ishte një sëmundje e padëgjuar, shumë panik, shumë problem, po flitej në të gjithë botën. Një tmerr i vërtetë. Unë në momentin që kam dalë pozitiv, kam qëndruar në shtëpi dhe ka ardhur mjeku. Unë kam qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Ditët e para kisha vetëm djersë, pastaj kisha temperaturë dhe më pas kisha vështirësi me frymëmarrjen. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit, por nuk kam marrë antibiotik dhe jam ushqyer si ditët e tjera. Kam pirë lëngje dhe ushqime të tjera. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pa menaxhueshme, është më pak se një grip normal”, u shpreh pacienti i identifikuar nga moderatorja si Mark.Hapur.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY