Mjeku i njohur: Mund te jene 500 te infektuar ne Shqiperi

Mjeku i njohur: Mund te jene 500 te infektuar ne Shqiperi

80
0
Shares

Doktor Pëllumb Pipero thotë se mund të kemi më shumë raste të infektuarsh sesa numri zyrtar i nxjerrë, ndersa po intervistohek ne Open ne Top Channel.

Nga eksperienca e mëparshme e marrë nga Kina dhe Itali, për çdo rast ka 1-2 të infektuar të tjerë të fshehur. Janë 51 të infektuar por në total mund ta kenë virusin 500 persona. Po ashtu mësuar nga eksperienca me Kinën dhe Italinë bumi është nga fundi i javës së 3 apo të 4.  Duhet theksuar se shumë mund të jenë të infektuar por nuk manifestojnë sëmundje.

Prandaj duhet që shqiptarët të dëgjojnë këshillat tona dhe këtë situatë ta marrin seriozisht- tha Pipero. Aktualisht kemi 23 të shtruar në spital dhe 2 të tjerë po presin rezultatet e analizave.

Nuk dua të panikos, tha Pipero. Potencialisht gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.

Qytetarët duhet të zbatojnë këshillat, nuk duhet të shohin shifrat. Asnjë nuk duhet që të vijë në spital, perfundoi dr Pipero.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY