Manastirliu tregon proceduren e ndjekur per te bere testin

Manastirliu tregon proceduren e ndjekur per te bere testin

246
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një lidhje me Skype deklaroi në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” se kryerja e testit per covid behet sipas nje protokolli te OBSH, por nuk komentoi kerkesen e sotme te OBSH per shume teste.

Pyetje: Kur mund të bësh analizën për koronavirus? Manastirliu sqaron procedurën

Ka një algoritëm të përcaktuar kur mjeku apo operatori infermier referon për marrjen, është një pyetësor që kryhet online, merren të gjitha të dhënat që telefon. Plotësohet një skedë në urgjencë, jepen këshillat dhe kur personi në bazë të këtij protokolli evidentohet se ka simptoma dhe duhet testi, atëherë që i ofrohet shërbimi. Protokolli është certifikuar nga OBSH, nuk është i shpikur nga je, por jep garancitë. Në raport me telefonatat, qytetarët të marrin 127, dhe jo të shkojnë në spitale, pasi është aty filtri i parë dhe pas evidentimit të problemit, atëherë shkojnë në shtëpi dhe marrin testin, apo ofrojnë referimet në spital’ tha ministrja.

Manastirliu: Kemi sasi të konsiderueshme tamponësh, 200 respiratorë gjendje

Ne kemi sasi të konsiderueshme, mos shqetësoheni fare, ne kemi pajisjet e nevojshme dhe po hapim laborator tjetër. Edhe sot edhe në fund të javës do të vijnë teste. Nuk është për t’u vendosur në dyshim. Ne i kemi marrë masat, qeveria është angazhuar për të vendosur cdo gjë në dispozicion. Do të shtojmë flotën e respiratorëve që do të kemi në dispozicion. Në publik dhe jo publik janë 200, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi marrë masat për t’u forcuar.

Është situatë e vështirë që e gjithë bota po përballet ndaj qeveria  është angazhuar për masa drastike dhe të përditshme në raport me izolimin. Unë besoj se një thirrje për qytetarët për të zbatuar të gjithë urdhrat dhe vendimet duhet bërë gjithmonë. Kjo është në dorën tonë. Lombardia nuk mori masat në kohë, por ne jemi në kohë. Sistemi unë shëndetësor ka vetëm 7 vite që po forcohet, më parë edhe këto laborator dhe respirator nuk do të ishin.

Edhe sistemi nuk do të arrinte të ofronte këto garanci. Ashtu sikur kemi marrë vendimin për të ndaluar eksportet edhe vendet e tjera. Ne jemi ballafaquar me këtë problem, pasi furnizimi në vazhdim dhe shtimi i stokut për të siguruar rritjen qoftë në materialet e mbrojtjes apo respiratorëve por jam e bindur që do ia arrijmë që ti kemi, edhe me ndërhyrjet qeveritare për të mbështetur sa më shumë personelin mjekësor. Do të gjejmë të gjithë stokën që të jenë të mbrojtur 100% edhe për respiratorët që ti kemi sa më shpejt’ tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se përpos laboratorit në ISHP për kryerjen e analizave nëse je i infektuar me koronavirus, po vijojnë përgatitjet që të certifikohet edhe i dyti në QSUT. “Drejtori i OBSH-së ka thënë që duhet të testuar me teste të sigurta dhe ne jemi duke punuar vetëm përmes sigurisë së laboratorit të virologjisë në ISHP dhe gjithashtu duke marrë masat për hapjen e këtij testimi edhe në QSUT për ta certifikuar dhe për ta pasur një garanci më shumë për shtrirjen e testimit në spitalet tona. Jemi duke ndërmarrë masat dhe do të jemi nxënës të gjithë OBSH-së kur flitet për sigurinë“. Duke u ndaluar te vendimet drastike që ka marrë qeveria, ministrja u shpreh se të moshuarve do u gjendemi pranë në këto momente që duhet të rrinë në shtëpi.”Të gjitha masat kërkojnë që të mbështesin dhe kufizojnë përhapjen e virusit. Të moshuarve do u ofrohet asistencë për ata që nuk kanë fëmijët afër, ne kemi marrë iniciativë për t’i identifikuar dhe ofruar mundësi për ushqimin dhe barnat dhe për të mos lejuar të afektohen nga virusi” tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY