Policia ka bere te ditur momentet e arrestimit te autorit te vrasjes ne Fushe Kruje pasditen e djeshme ndersa ka gjetur dhe sekuestruar armën e krimit, pistoletë TT.
Policia ka gjetur po ashtu dhe një armë zjarri tjetër, pushkë, që e posedonte autori i krimit.
Gjetja u arrit pas kontrolleve me njësinë e specializuar të FNSH Tiranë, duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese.
Autori, një orë pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe rrethimit të zonës nga Policia, u vu në pranga.
Detajet e policise:
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.
Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.
Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.
https://vidnews.net/edit/1584267705230
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/