Ka arritur në 42 numri i personave të infektuar në total. Janë testuar 27 persona 24 orët e fundit duke konfirmuar 4 raste të reja. Deri tani janë 532 analiza. Të prekur me Covid janë 2 mjekë pasi u kanë shërbyer personave të infektuar, njofton ministria e Shendetesise.
17 persona janë të shtruar në spitalin infektiv ndërsa 3 prej tyre në terapi intensive, nje prej tyre ne gjendje me te rende. Gjeografia e infektimeve nuk ka ndryshuar, ata jane nga Tirana 26 raste, Durres 5 raste, Elbasani 2, Lushnja 2, Fieri 5, Rrogozhina 2.
Ndërkohë janë kryer rreth 7000 telefonata, 4000 prej te cilave per Covid. Ministria kërkon që qytetarët të tregojnë historinë e udhëtimit.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/237293794111006/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/