Arrestohen skifterët shqiptarë në Itali, bënë 31 vjedhje në banesa, nuk kanë...

Arrestohen skifterët shqiptarë në Itali, bënë 31 vjedhje në banesa, nuk kanë as virus

374
0
Shares

Pesë të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e autoriteteve italiane për akuzën e 2 grabitjeve, 14 vjedhjeve të banesave dhe 15 pikave të karburantit, të gjitha vepra të kryera në harkun e dy muajve.

Autorët e moshave 20 deri 26 vjeç u arrestuan nga karabinierët e Milanos.

Që nga data 12 janar prej mbërritjes në territorin italian, të rinjtë shqiptarë organizonin operacione blic në qendrën lombardeze, por edhe në provincat e Moncës, Bergamos, Breshës dhe Varezes.

Banda organizohej nga një 26-vjeçar i cili rekrutonte ndihmësit e tij direkt nga Shqipëria, një 24-vjeçar ngarkohej për lëvizjet me automjet, ndërsa një tjetër i ri ishte i specializuar në vjedhjet me thyerje të pikave të karburantit natën dhe të apartamenteve në orët e mesditës gjatë fundjavës.

Vlerat e fituara prej grupit brenda një kohe të shkurtër arrinin në 200 mijë euro, përpos sendeve të tjera me vlerë që merrnin nga goditjet në banesa.

Paratë dërgoheshin përjavë drejt Shqipërisë, me shërbimi transfertash apo edhe personalisht.

Sipas prokurorit që hetoi çështjen, ambicia e të rinjve shqiptarë ishte qëndrimi në Itali për pak muaj dhe kthimi në Shqipëri për të bërë shijuar jetën me paratë e vjedhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY