Arrestime dhe gjoba ne rruget e Shqiperise per shkeljen e karantines

Arrestime dhe gjoba ne rruget e Shqiperise per shkeljen e karantines

123
0
Shares

Nje numer i larte arrestimesh dhe gjobash nga Policua e Shtetit per shkak te shkeljes se kufizimeve te vendosura nga qeveria.

Policia e Shtetit

Vijon monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane, për zbatimin e telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në Tiranë, 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur dhe në shkelje të urdhrit për ndalim qarkullimi, si dhe 2 të tjerë për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë.

Në Durrës procedohet penalisht 1 drejtues mjeti, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 334 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar 18 mjete.

Në vijim të kontrolleve për zbatimin telegramit të DPPSH, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, oficerët e Policisë Rrugore kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, konkretisht:

Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l.

Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Prej datës 13 mars e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa në adresën policiarrugore@asp.gov.al, kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre.

DurimBashkëDoJaDalim👮🏻‍♀🤝👨‍⚕

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY