ANALIZA/ Corona është një sprovë

ANALIZA/ Corona është një sprovë

87
0
Shares
Nga Sabine Kinkartz
Një virus po sillet rreth botës. Orë pas ore numri i të infektuarve rritet. Paniku po përhapet. Por kjo nuk ndihmon. Në krizë duhet bërë më e mira e mundshme: të nxirren mësime, mendon Sabine Kinkartz.

Janë gjëra të vogla, që këto ditë flasin më shumë për gjendjen e republikës sonë, se çdo gjë tjetër. Një e-mail p.sh, në të cilin drejtori i shkollës së djalit tonë u komunikon prindërve, atë që ka lexuar në faqen e internetit të Tagesschau (edicioni televiziv i ARD). Që kryebashkiaku i Berlinit ka shpallur mbylljen e shkollave. Por më shumë ai nuk mund të na thotë, shkruan drejtori i shkollës, sepse informacionin zyrtar nga ana e shtetërore ende nuk e ka marrë. “Me sa duket  drejtuesit e shkollave nuk duhen informuar”, shkruan ai me ironi po në një farë mënyre edhe pa ditur se ç’mund të bëjë.

Gjermania është një shtet me organizim federal. Ka qeverinë qfederale, Bundesregierung, dhe qeveritë e 16 landeve të federatës. Landet kanë të drejtën e bashkëvendosjes, nëse duhet marrë vendim. Në disa fusha të politikës, si p.sh. në politikën e arsimit, qeveritë e landeve kanë madje të drejtë të vendosin vet, se çfarë të bëjnë apo të mos bëjnë. Madje kur bëhet fjalë për shëndetësinë, përgjegjësia kalon deri tek niveli i tretë, pra i delegohet nivelit lokal.

Gabim në sistem?

Kjo do të thotë, që në Gjermani nuk drejtohet e vendoset vetëm nga një pikë qendrore. Në këtë mënyrë duhet diskutuar dhe vendosur. Në krizën e Corona-s del në pah njëri apo tjetri defekt në sistem. Ndoshta tani për tani nuk mund të ndryshohet asgjë. Ne duhet të punojmë e të bëjmë më të mirën. Ashtu sikurse duhet të bëjmë më të mirën edhe në këtë situatë kur papritur vërshoi infeksioni Corona. Njësoj si edhe në rastet kur ndodhin vërshime, çahen diga e të duhet t’i përvishes punës për të shpëtuar çfarë të mundesh prej përmbytjeve.  Edhe tani gjithsecili mund të ndihmojë e duhet ta bëjë këtë.

Ne jemi tërësisht të befasuar, por mund të bëjmë diçka. Duhet t‘i thërrasim mendjes, ta ngadalësojmë ritmin e jetës sonë, të reflektojmë dhe të heqim dorë nga disa gjëra. Kjo nuk do të thotë, që secili tani të merret me vetvehten. Jo, nuk kërkohet egoizëm – blerja e me shumicë e pakove të letrës higjenike kur mjafton vetëm një – ajo që kërkohet është fryma e solidaritetit. Falë mjeteve tona moderne të komunikimit ne mund të shkëmbejmë dhe të mbështetemi emocionalisht me njeri-tjetrin edhe pa qenë ulur në kontakt pranë njeri-tjetrit.

Njerëzit do të vdesin

Natyrisht do të ketë edhe viktima. Si mundet që virusi Corona të kalojë me më pak humbje jetësh njerëzore se sa sëmundjet e zemrës, të sistemit kardiovaskular apo gripi i zakonshëm. Edhe pa virusin e ri në Gjermani vdesin vit për vit rreth 850.000 vetë. Kjo është rrjedha e jetës.

Infeksioni Corona nuk është apokalipsi, ashtu sikurse po stilizohet në mbarë botën. Thjeshtë ai është një rrezik më shumë. Megjithatë një gjë që askush nuk mund ta përjashtojë tërësisht nga vetja dhe prandaj disa reagojnë në panik. Eshtë e provuar shkencësrisht, që njeriu rreziqet, që mendon se mund t’i influencojë vet, i konsideron më të ulëta nga rreziqet ndaj të cilave e gjen veten tërësisht të pambrojtur.

Jeta do të vazhdojë

Të ofrojë mbrojtje, edhe psikologjikisht, kjo është detyra e politikës. Qeveria tani thotë, se me kredi dhe ndihma financiare për punën afatshkurtër do të kujdeset, që ekonomia dhe qytetarët që punojnë të kenë likiditet, kjo masë e zbut frikën, qetëson dhe jep sinjalin, se jeta do të vazhdojë.

Do të bëhet edhe më mirë, sa më shumë ne do të mund t’i vonojmë infeksionet. Sa më shumë të infektuar njëherësh do t’i duhet të përballojë sistemi i shëndetësisë, aq më i lartë do të jetë numri i të vdekurve. Këtë politikanët duhet ta bëjnë vazhdimisht të qartë duke ruajtur integritetin dhe duke i apeluar arsyes së qytetarëve.

Tani nuk është koha për të pyetur, nëse politika po vepron shumë ngadalë, nëse bën gabime apo kush e ka fajin, që dikça nuk funksionon. Tani është koha, që bashkarisht të bëjmë më të mirën në këtë situatë të vështirë. Gjykimet e konseguencat prej saj mund t’i nxjerrim më vonë. E rëndësishme është, që ne të nxjerrim edhe mësime nga kriza. Çfarë ka funksionuar, çfarë mund të bëjmë herën tjetër më mirë?

Eshtë e qartë, që një pandemi mund të ndodhë sërish. Ne duhet ta vlerësojmë që aktualisht kemi të bëjmë „vetëm” me infeksionin Corona, të cilin 80 përqind e popullsisë pothuajse nuk do ta ndjejë. Por mund të kishte qenë edhe një virus më i fortë vdekjeprurës.

Mësimet nga kriza

Edhe një të mirë e ka kriza. Ne mund ta marrim si shkas atë, për të rishqyrtuar zhvillimet difektoze të globalizimit. Diçka që është aq e rëndësishmë si prodhimi i medikamenteve dhe zhvendosja tërësisht e prodhimit jashtë Europës, ishte një gabim i madh. Këtë duhet ta ndryshojmë pavarësisht se kushton para. Po ashtu duhet rimenduar, se si duhet t’i trajtojmë mjekët, infermierët dhe kujdestarët. Nesë kriza e Coronës tërheq vëmendjen ndaj kushteve të papranueshme në spitalet gjermane, atëherë ajo ka vërtetë edhe një aspekt të mirë.

Ah po, e-maili i drejtorit të shkollës, pas dy orësh pasoi një e-mail i dytë me të dhëna konkrete: që nga dita e martë deri në fund të pushimeve të Pashkëve më 19 prill shkollat në Berlin do të jenë të mbyllura. Përjashtim do të ketë vetëm për provimet e përfundimit të nivelit të mesëm shkollor dhe ato të maturës. Provimet do të zhvillohen. Unë e konsideroj këtë një vendim të peshuar mirë duke marrë parasysh pasojat. Ashtu si edhe shumë vendime të tjera në Republikën tonë Federale gjatë këtyre ditëve. Por gjithashtu ato edhe na mësojnë ne, se si mund të bëhet më mirë në të ardhmen.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY