Policia ka dhene detaje rreth ngjarjes se rende qe ndodhi sot ne Fushe Kruje ku Juljan Halili 35 vjec eshte qelluar me arme zjarri nga xhaxhai i tij Shkelqim Halili.
Ngjarja ndodhi ne fahatin Halil te Fushe Krujes. Policia eshte vene ne ndjekje te autorit i cili eshte edhe i armatosur me arme zjarri pistolete.
Sipas dëshmitarëve, deri tani mësohet se shkak për ngjarjen kriminale të jetë bërë një konflikt i ndodhur dy javë më parë. Por dëshmitarët nuk saktësojnë se për çfarë konflikti bëhet fjalë.
Fushë Krujë/Informacion paraprak i policise:
Më datë 14.03.2020, rreth orës 18:30, në Fushë Krujë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J.H., 41 vjeç,nga xhaxhai i tij shtetasi Sh.H., rreth 50 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , si dhe grupi hetimor.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori dhe vijon puna për kapjen e tij
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/