Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rektori Mynyr Koni, mesazh per studentet: Javes tjeter, gati platforma per mesim online

14/03/2020
Rektori Mynyr Koni, mesazh per studentet: Javes tjeter, gati platforma per mesim online
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rektori i Universitetit te Tiranes, Mynyr Koni ka lajmeruar permes nje postimi ne Facebook se rektorati po pergadit skemen e  zhvillimit te mesimit online ne platgirma te pershtatshme per kete qellim.

Koni shpreson qe platforma mund te jete gati javes qe vjen dhe se per kete jane angazhuar nje staf i gjere specialistesh dhe staf akademik.

Nder te tjera Rektori i Universitetit te Tiranes u keshillon gjithe studenteve te zbatojne rregullat dhe kufizimet e vendosura nga qeveria ne betejen kunder koronavirusit.

Postimi i plote i Rektorit Koni:

Të dashur studentë të Universitetit të Tiranës,
Të nderuar kolegë dhe punonjës të UT,

Së pari ju përshëndes dhe dëshiroj të jeni sa më mirë ju dhe familjarët tuaj, dhe e gjithë kjo situatë të kalojë sa më shpejt!

Në këto ditë kaq të vështira për popullin tonë, tashmë në prag epidemie të shkaktuar nga COVID 19, e cila ka prekur mbarë Evropën dhe Botën në përgjithësi, sikurse dihet, është shtuar edhe numri i të infektuarve me këtë virus. Specialistët e kësaj fushe deklarojnë se ditët dhe javët në vazhdim do të jenë edhe më të vështira.

Në këto kushte, ju kërkoj që të gjithë së bashku, të zbatojmë rregullat dhe masat ekstreme që Qeveria ka marrë; të gjithë së bashku të tregojmë qytetari ekstreme; të bëhemi ne shembulli pozitiv për të tjerët, duke ndihmuar në këtë mënyrë jo vetëm veten dhe familjarët tanë, por të gjithë bashkëkombasit tanë!

Dhe kur jemi të gjithë bashkë, patjetër që do t’ja dalim! Me besim, kurajo dhe forcë, patjetër që po!

Dhe në fund dua të njoftoj të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës se stafet teknike të UT po punojnë për identifikimin e platformave online për vazhdimin dhe zhvillimin e procesit mësimor.

Jam shpresëplotë që brenda javës së ardhshme, në bashkëpunim me dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve, personelin akademik dhe autoritetet administrative, ta mundësojmë këtë gjë dhe t’i japin zgjidhje procesit të mësimit online.

Edhe një herë ju uroj shëndet ju dhe familjarëve tuaj, për ta kapërcyer sa më mirë dhe sa më shpejt këtë situatë realisht të vështirë!

REKTORI
Mynyr Koni

Tags: mynyr koni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.