Covid-19 po na vëzhgon! A është kjo që po ndodh fillimi i...

Covid-19 po na vëzhgon! A është kjo që po ndodh fillimi i një Rendi të Ri Botëror?

450
0
Shares

Nga Roland Bejko

===============

A është kjo që po ndodh fillimi i një Rendi të Ri Botëror?

Ajo që Oruell kish parashkruar po ndidh: një dorë që kontrollon gjithçka, një sy që vëzhgon gjithçka, një mendje që dikton gjithçka! Në fakt është mendje, dorë, dhe sy global që ka shkel butonin e telekomandës duke e futur gjithë botën në një karantinë që izoloi dhe disiplinoi siç de vet miliarda njerëz, ndërpreu dhe dikton komunikimet, kontrollon rrjetet sociale, çorientoi bursat financiare, dëmtoi dhe falimentoi bizneset, ndërpreu argëtimet, zbuloi pafuqinë e shkencës si të papregatitur për ti bërë ballë virusit, dhe e nxori fuqinë e mendjes njerëzore krejt foshnjore, nëmos para shoqërore, ku shpjegimin e fenomenit të virusit filluan ta bënin me një arsyetim primitiv që për disa erdhi si një mallkim për mëkatet e mëdha të mënyrës së çthurur të jetesës që bëhet dhe për disa të të tjerë si një konspiracion ushtarak që ka për qëllim seleksionimin natyror ku pleqtë, të sëmurët, parazitët, të dobëtit që janë barë dhe kosto financiare për shoqërinë, që vetëm konsumojnë dhe nuk prodhojnë asgjë, do ti japun lamtumirën kësaj bote që nuk ka më nevojë për ta….

Në fakt për kaq ditë sa Covit-19 është në qarkullim duket sikur u talll dhe i banalizoi superfuqitë botërore, i nxori faqe botës po aq të pafuqishme sa dhe vendet e dobëta e të pazhvlluara, për aq kohë sa masat e mbrojtjes ndaj covit-19 janë të njëjta, pra karantinë, vetizolim, shmangie e kontakteve fizike dhe asnjë medikament mbrojtës dhe asgjësues ndaj virusit. Njerëzit infektohen e vdesin njësoj; si të pasurit dhe të varfërit, si politikanët e lartë dhe ata të parëndësishmit, si udhëheqësit botërorë dhe ata lokalë, si aktorët, sportistët e shquar botërorë dhe punëtorët e shërbimeve komunale, si i palestruari dhe i vobekti, dhe ndaj riskut janë të gjithë njësoj të ekspozuar si Kim Kardashian, Paris Hilton etj edhe komshia ime që se njeh kush përtej pallatit. Covit 19 (Big Bratheri) ndau familjet. Anëtarët e një trungu familjar që jetojnë më vete ndalohen të takohen me frikën e infektimit të tjetrit dhe i dha mesazhin njeriut se je më i sigurt nëse jeton i vetëm dhe i izoluar, thjesht individ. Të pasurve ua hoqi shansin e të pasurit superioritet ndaj të varfërve në raport me virusin. Ke apo s’ke para, je i pasur apo i varfër, je qytetar apo fshatar, je shkencëtar apo fermer, ndaj riskut të infektimit nga virusi të gjithë janë të ekspozuar njësoj dhe të gjithë mund të mbrohen me të njëjtën metodë, me vet izolim. I vetmi avantazh që ka i pasuri janë kushtet më të mira shtëpiake dhe ndoshta ushqimi më cilësor.
Të vetmit që i kanë rezistuar mos respektimit të këtij skenari bigbrathërist deri më tani janë britanikët të cilët kanë pranuar se ekonomia është para njeriut dhe kontaminimi i tyre sot do shërbejë për krijimin e antitrupave mbrojtës për nesër në një rast tjetër eventual më të rëndë të një virusi të ri që mund të shfaqet në të ardhmen e afërt dhe që u duk sikur u paralajmërua nga Macron në fjalën e tij publike para francezëve.
Nëse do pranojmë ta quajmë Bigbradher atë që na vëzhgon dhe komandon globalisht me dorën e padukshme, po argëtohet mjaftueshëm veçanërisht duke parë qasjet e Italianëve ndaj panikut që përhap kontaminimi. Në Italinë e veriut si qendra më e zhvilluar ekonomike, kulturore, me mirëqënie të lartë, njerëzit i ka kap paniku, frika, pasiguria. Ndërsa në Jug, pjesa më e pazhvilluar ekonomikisht e Italisë, më e varfra, por me njerëz të ngrohtë, hokatarë nga imazhet e qarkulluara në rrjetet sociale duket sikur po e sfidojnë virusin e tmerrshëm në një mënyrë tjetër, me aheng; jo se nuk i tremben, por janë mësuar me vuajtjet, me fatkeqësitë, me vështirësitë, me të keqen. Dhe një e keqe më shumë a një më pak, nuk është ndonjë gjë e re në jetën e tyre. Ndërsa në veri, qytetarët kanë humbur konfortin, mirëqenien, po humbasin biznesin, po falimentojnë dhe i ka kap pasiguria për të nesërmen jo vetëm të jetës, por edhe të tregut. Bursat financiare u fundosën. Qarkullimi ajror, detar, dhe transportet e linjave të mëdha hekurudhore janë ndërprerë dhe mijra qytetarë evropianë kanë mbetur të izoluar në aeroporte anë e mbanë botës pa mundur të kthehen dot në Evropë. Edhe USA shpalli regjimin mbrojtës. Vdekjet po shtohen në mënyrë të frkshme. Politikës duket se i ka dalë situata nga dora, dhe pesha e fjalës i ka rënë. Partitë kanë mbetur pa alternativa. Liderët e tyre bëjnë thjesht deklarata dhe reagime teknike. Të gjithë janë të diktuar nga situata të pranojnë të vetmen alternativë që i bashkon, i bën të njëjtë, pa ideologji por me një zgjidhje të përbashkët që është karantinimi i popullsisë për të frenuar sadopak masivizimin e shpejtë të virusit dhe njëfarë kujdesi socio-ekonomik. Qeveritë kanë vetëm një detyrë dhe një mision; ta kalojnë buxhetin në dispozicion të shpëtimit të jetës së qytetarëve duke ndihmuar sistemin spitalor dhe ekipet mjekësore të bëjnë punën e tyre.

Çfarë do të ndodhë pas këtij momenti? Rendi i ri botëror me shumë gjasë nuk do jetë më i njëjti edhe pse pandemia duket sikur ka përfshirë kryesisht pjesën qëndrore dhe veriore të globit dhe fare pak ose aspak pjesën jugore pra Afrikën e nxehtë, të varfër dhe të sfilitur prej dekadash nga viruse të tjera si SIDA, HIVI, MALAJRA, TUBERKULOZI, SIFILIZI, luftrat e shumta lokale etj. Thuhet se temperaturat e larta e vdesin mikrobin e virusit. Por kjo tezë rrëzohet po të kemi parasysh që edhe Rusia e ftohtë ende nuk është përfshirë në hartën e prekur nga Covit 19.

Kjo nuk është një situatë e pa parashikuar më parë nga studiues dhe shkencëtarë të shumëtë.

Në një libër të tij Zhak Atali, që titullohet “Një histori e shkurtër e së ardhmes” thotë se në 80- 100 vitet e ardhshme bota do kalojë me gjasë në një hiperkaus, dhe pastaj ndoshta në një hiperdemokraci, por më parë do instalohet një hiperdiktaturë me një qeveri të vetme globale e cila do të menaxhojë kausin.
A është ky momenti i kësaj “profecie”? Ndoshta. Ndoshta mund të jemi në një fazë të parë eksperimentale. Nga ajo që shikojmë dhe konstatojmë si fakt është ky: Covit-19 “tele komandoi” gjithçka, qeveritë, njerëzit, shkencën, teknologjinë e re, gjithçka, gjithçka, dhe me shkeljen e një butoni i disiplinoi jetët dhe aktivitetet e tyre, i karantinoi, u tha, “unë ju izoloj”! Këtu ligjin e bëj unë. Komandoj unë. Ju jetoni se dua unë, dhe vdisni kur të dua unë. Në këmbët e mia njunjëzoheni të gjithë njësoj, që nga kryetarët e G-8, Bashkimit Evropian ( ka ngritur duart përpjetë) e deri te ai i Iranit, Koresë së Veriut, pa haruar këtu dhe kryetarin e përkohshëm të OSBE, liderin global të shqiptarëve që gjendet tashmë i izoluar në bukerin e tij në Surel i lumtur që i erdhi kjo ditë e disiplinimit dhe izolimit të të gjithëve nën komandën e tij. 😀😉
Po përtej shakasë me liderin global, edhe pse jemi në fillimin e dramës përmasat e të cilës ende nuk i njohim, shumë pyetje dhe diskutime janë shtruar dhe qarkullojnë në mediat botërore. A është ky fundi i globalizmit, a do kthehemi te organizimi nacional i shtetit, apo do jetë një mënyrë e re e riorganizimit global ku do komandohemi vetëm nga një dorë, nga një a dy qeveri globale? A mos është kjo një përplasje midis dy ideologjive, dy rrymave që kanë filluar të përplasen ashpër vitet e fundit, njëra e udhëhequr nga presidenti Tramp dhe që është kthimi në një nacionalizim konservator të shoqërive për të qenë më të sigurta përballë rreziqeve eventuale për popujt që udhëheqin, dhe që mund të vijnë për shkak të politikave të qarkullimit global, kontrollet e mjaftueshme kufitare nga njëra anë dhe ideologjisë së shoqërive të hapura në kushtet e një globalizmi dhe multikulturalizmi pa fre, që përkrahen dhe financohen nga Xhorxh Soros?
U desh të binte koronavirusi që të merej vesh se dhe shumëkombëshet e mëdha ishin të dobëta dhe të ekspozuara ndaj riskut po aq sa ndërmarrjet e tjera më të vogla. Kur në Kinë u mbyllën fabrikat dhe uzinat industria e automobilave në Gjermani vuajti pasojat e humbjeve të mëdha ekonomike si në Kinë për shkakun e thjeshtë se shumica e pjesëve të këmbimit për to, prodhoheshin në Kinë…

Mund të bëjmë aludime dhe konspiracione sa të duam. Por këto tema do marrin kuptim kur të shprehen peshat e rënda të kësaj fushe të tipit Kisinger, Hantigton, Fukujama, etj, etj.
Le të presim e të shikojmë ça do të bëhet. Detyra jonë tani është të ruhemi mos të infekohemi nga Covit-19, dhe të kujdesemi të mos infektojmë të tjerët. Covit-19 na do të disiplinuar, të bindur, të nënshtruar. Ndryshe vdekja është aty, një hap larg. Një cifël pështyme. Covit 19 po na vëzhgon, kush devijon, e ha !

Por në fakt nëse do vazhdojmë të qëndrojmë të izoluar një ditë rezervat do të sosen, marketet dhe dollapet e shtëpive do boshatisen. Kjo historia me koronavirusin nuk dihet sa zgjat. Por po vazhduam gjatë në izolim, kush do ti prodhojë patatet, orizin, makaronat, bukën, kush do kujdeset për furnizimin me ujë të popullatës?!

Atëherë të urritur ne do zgjohemi dhe do hamë ose njëri-tjetri, ose Covit-19 .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY