Bllokimi i levizjeve me Greqinë, cfarë lejohet në linjat detare

Bllokimi i levizjeve me Greqinë, cfarë lejohet në linjat detare

80
0
Shares

Drejtoria e Pergjithshme Detare njoftoi sot ne mbremje mbylljen e levizjeve te udhetareve permes linjave detare Shqiperi Greqi. Megjithate kufizimet nuk aplikohen per mallrat.

Njoftim për shtyp.

🛳Njoftim në lidhje me përditësimin e situatës për COVID-19 dhe lëvizjen e pasagjerëve nëpërmjet transportit detar për/nga Shqipëria dhe Greqia

Pas ndryshimit të situatës ne Greqi për shkak të përhapjes së COVID-19, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ju njoftojmë se nga data 14.03.2020 :

🔴Ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve të linjave Sarandë-Korfuz dhe Korfuz-Sarande.

🔴 Të gjitha linjat e trageteve mes Greqise dhe Shqiperisë bllokohen deri ne nje urdher te dytë dhe nuk do lejohet asnjë pasagjer të udhetojë në drejtim të Shqiperisë apo ne drejtim te Greqisë.

🔴Të gjitha linjat e transportit pasgjerëve (traget) do lejohen të marrin pa kufizim kamiona dhe mallra nga Greqia me destiancion portete Shqipërisë gjithashtu do të lejohen të gjitha anijet e mallrave nga Greqia per ne Shqiperi dhe anasjelltas.
Ekuipazhi dhe shoferët do ti nënshtrohen kontrolleve te rrepta në portet Shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar menjëherë Kapiteneritë e Porteve, Portet e Republikës së Shqipërisë dhe Agjensitë Detare për
Linjat : Sarande-Korfuz-Sarandë Që të ndalojnë prenotimin e biletave nga portet e Sarandes dhe Korfuzit.

⚠️Të lajmërohen pasagjërët në sportelet e porteve për urdhërin e bllokimit të lëvizjes nga Greqia në drejtim të Shqipërisëdhe anasjelltas.
Thyerja e ketij urdheri nga operatorët do klasifikohet shkelje e rende dhe do ju hiqet licensa e aktivitetit te transportit nderkombetar te udhetarevë.

 

Fotografia e Drejtoria e Përgjithshme Detare

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY