Si zbulohen nga postblloqet udhetaret nga Italia qe kane thyer vetkarantinen

Si zbulohen nga postblloqet udhetaret nga Italia qe kane thyer vetkarantinen

138
0
Shares

“Hapeni krahun, se nuk ndihet mirë!”- Kjo ishte thirrja e një oficeri policie sot live para kameras, në një pikë kontrolli pranë Zogut të Zi në Tiranë, ku Policia e shtetit dhe Policia Ushtarake ndalonin dhe verifikonin të gjithë udhëtarët në makinë nëse ishin ishin kthyer këto 15 ditët e fundit nga Italia.

Qytetari ndodhej në makinën që shihet në fotografi dhe kishte dy ditë që nuk ndihej mirë, pasi ishte kthyer nga Italia.

Kjo ndodhi pikërisht në momentin kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu po shpjegonte me hollësi në një video, sesi po i ndalonin dhe verifikonin një për një qytetarët që kalonin me makina në Tiranë dhe qytete të tjera sot nëse nuk e kishin respektuar vetkarantimin në kushtet e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Deri tani jane kapur reth 200 udhetare nga Italia qe kane thyer rregullin, kjo vetem ne 24 ore dhe ne nje perqindje te vogel te automjeteve te bllokuara. Shume prej tyre banojme ne Tirane dhe nuk kane nevoje te perdorin makine duke mos u kapur kurre nga policia nese vet nuk e ka e shqetesim.

KREU I POLICISE SHPJEGON ME HOLLËSI SI PROCEDOHET PËR TË ZBULUAR TË KTHYERIT NGA ITALIA, MBARTËS TË MUNDSHËM TË INFEKSIONIT

VELIU: Këtu jemi në një nga 15 pikat që janë ngritur në qytetin e Tiranës në funksion të të gjithë shtetasve, shqiptarë apo të huaj, të cilët janë futur 15 ditët e fundit në vendin tonë.

Prej disa orësh kemi filluar implementimin edhe të tabletave, ku kemi ngarkuar të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që 15 ditët e fundit kanë lëvizur nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

Kjo tabletë është aktualisht duke funksionuar në të 66 pikat që janë ngritur në vendin tonë, duke filluar nga Tirana dhe duke vazhduar pastaj në drejtim të jugut, Vlorës, duke përfshirë Durrësin, Elbasanin, Lushnjën, Fierin dhe në drejtim të veriut, duke lëvizur në drejtim të Lezhës e Shkodrës.

Tableta është e organizuar, funksionon me kërkim nëpërmjet numrit të pasaportës ose të ID-së ose nëpërmjet emrit dhe mbiemrit.

Në qoftë se ne do të bëjmë një kërkim të një personi, në këtë rast jemi duke shënuar emrin dhe mbiemrin e personit dhe është duke u ngarkuar në Database, do të dalë personi që ne kërkuam. Është futur në Shqipëri në datën 5/3/2020 nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit në Shkodër. Ky person është kontrolluar nga ana jonë deri dhe bërë thirrje që të vetkarantinohet për 14 ditë.

Në rast se ky person, i cili është konstatuar nga pikat e kontrollit, do të shikohet ose konstatohet në një nga pikat e kontrollit ndaj tij atëherë do të aplikohet masa e gjobës prej 5 mijë eurosh.

Që mbrëmë edhe sot ne jemi duke punuar paralelisht edhe nëpërmjet tabletave që jemi duke implementuar aktualisht por edhe nëpërmjet komunikimit me radio me të gjitha sallat e komandimit që janë të lidhura me sistemin TIMS ku shikojmë  çfarë shënimesh kemi lënë për të në qoftë se u kontrollua ose në rast se u konstatua, çfarë veprimesh u bënë.

Ndërkohë, marrim në numrat e telefonit të të gjithë këtyre shtetasve, komisariatet e Policisë t’i marrin e t’i telefonojnë a janë me të vërtetë të vetkarantinuar, qëndrojnë në banesat e tyre apo janë duke lëvizuar.

Fatmirësisht, dje dhe sot po konstatojmë një numër në rënie të shtetasve shqiptarë që kanë ardhur nga Italia dhe janë në qarkullim dhe unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që 15 ditët e fundit kanë ardhur nga këto zona, të ndërpresin lëvizjen ose në rast se do të konstatojmë një problematikë me kollë a temperaturë apo shenja të tjera që janë bërë prezent nga mjekët, të telefonojnë tek 127 që tú shkojë shërbimi i Urgjencës për të vazhduar me etapat e tjera të kontrollit.

Qytetarët janë treguar shumë bashkëpunues, nuk kemi pasur probleme.

Siç e shikoni këtu kemi këtu shërbime të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake që janë duke u koordinuar shumë mirë dhe ndalojnë qytetarët.

Ne do të donim që të gjithë qytetarët të respektojnë këtë thirrje dhe nesër, në bazë të VKM, çdo përdorues mjeti t’i përgjigjet thirrjes për bllokimin total të mjeteve si në Tiranë e Durrës, përjashtuar mjetet e mallrave të furnizimit, të shëndetësisë apo emergjencave.

Qytetarët që nesër do të kenë nevojë për të lëvizur në drejtim të Rinasit duhet fillimisht t’i drejtohej 112 dhe 129 duke reklamuar orarin e fluturimit, biletën dhe emrin e personit që do të lëvizë.

Në rast se nuk do të respektojë këto udhëzime, do të përballet me sanksionet e Kodit Rrugor si dhe detyrimet të dalë në kuadrin e emergjencës.

Si funksionon një kontroll?

Punonjësi i Policisë e pyet qytetarin nëse ka qenë në Itali, e ka vizituar apo ka qenë transit dhe në rast se merr një përgjigje ku ai verifikohet, i merr kartën e identitetit ose pasaportën dhe e verifikon në tabletë.

Nisur nga këto, vazhdon dhe bën evidentimin në tabletë me të gjitha të dhënat duke i bërë prezent edhe sanksionet që do të ketë si dhe thirrjen për t’u vetkarantinuar dhe pezulluar lëvizjen në rrugë. Se çdo qytetar duhet të kontriobuojë në rritjen e sigurisë të komunitetit.

Pikat kontrollojnë, ndalojnë çdo makinë, intervistojnë me qëllim që çdo qytetari tí bëhen të qarta sanksionet dhe pasojat për shëndetin e tyre. Janë 66 pika kontrolli me 3 turne në nëntë qytetet kryesore atje ku dhe janë evidentuar personat e parë të prekur nga ky virus.”

Ndërkohë që Veliu shpjegonte procedurën, dëgjohen kolegët duke thënë:

“Hapeni krahun, se nuk ndihet mirë. Është një person që nuk ndihet mirë. Është kthyer para dy ditësh dhe do të njoftohet shërbimi i Urgjencës; do t’i bëhet edhe thirrje për t’u vetkarantinuar.” Syri.net

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY