Akuza e Berishes: Bombe virale para Durresit ishte Kongresi i Lindes dhe...

Akuza e Berishes: Bombe virale para Durresit ishte Kongresi i Lindes dhe Gjushit!

147
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka akuzuar drejtuesit e mazhirances se kongresi i PS ka sherbyer si bombe virale per te gjithe vendin, pasi ai u zhvillua pasi epidemia kishte rene ne Shqiperi.

Komenti i Berishes:

Miq, rasti i te ndjeres qe vdiq ne spitalin e
Durresit riprodhoi ne menyre identike votren e rrezikshme te spitalit te Italise se Veriut, nga e cila per shkak te nje te semure, si ne rastin e Spitalit te Durresit, te diagnostikuar me vonese me koronavirus, infeksioni u perhap rrufeshem dhe mori dhene.

Pikerisht per kete arsye njerezit rendome po e quajne kete rast si bomba virale e Durresit. E verteta eshte se kete rast edhe me bombe e ben qendrimi kriminal ndaj tij i Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes dhe suites se tyre, te ciilin une e kam denoncuar ne disa statuse ne komunikimin me ju.

Por te dashur miq, nje bombe virale shume e fuqishme me pasoja katastrofale per perhapjen e semundjes ishte Kongresi tre ditor i Partise se Krimit apo, siç po quhet per simbolet e tij, kongresi i Lindes dhe Gjushit.

Ato dite te dashur miq, ne disa statuse e kam quajtur edhe kongresi i koronavirusit.

Pse?!

Sepse ne kundershtim flagrant, me rregull, ne kulmin e epidemise ne Itali dhe futjes se dhjetra e dhjetra rasteve, madje thuhet edhe vdekjeve te para me koronavirus, mblidheshin nga gjithe Shqiperia ne nje salle te mbyllur 3 mije vete si ne nje kuti sardelsh, me ajer te kondicionuar intensiv merrnin frymen sperklat e teshtitjeve, frynin hundet qe disave u kullonin duke perhapur keshtu rrufeshem coronavirusin tek njeri tjetri.

Prandaj dhe shtoj se ai kongres ishte vertet nje bombe virale per mbare vendin dhe shkaku madhor i perhapjes se semundjes ne te kater anet e Shqiperise.

Karantina me urgjence e te gjithe kongresmeneve dhe familjareve te tyre eshte masa e vetme absolute per te kufizuar pasojat shkterrimtare per shoqerine nga bomba Virale e Kongresit te Lindes, Gjushit dhe Coronavirusit. sb

Sipas deshires mund te lexoni statusin e dt 29 shkurt

Status i dt 29 shkurt

Deshmi tronditese se si Kongresi i Koronavirusit, Lindes dhe Gjushit po perhape Epidemine!

Miq, prej tre – kater ditesh ne mediat sociale kane qarkulluar lajmet se Edvin Çekapi dhe ndrikull Hajnia po fshehin rastet me koronavirus per shkak se do te mbanin Kongresin qe hyri ne analet e historise se krimit si Kongresi i Koronarovirusit, Lindes dhe Gjushit.

Ky qendrim i papergjegjshem dhe kriminal mund te kete perhapur ne qindra raste infeksionin dhe te shkaktoje raste fatale te shumta te cilat mund te parandaloheshin plotesisht.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim çnjerezor per interesa te ngushta partiake te Edvin Mafise dhe ndrikull Hajnise, ju ftoj te lexoni te dashur miq artikullin e gazetarit te portalit Exit.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY