Te gjitha propozimet e Bashes per perballimin e Covit19

Te gjitha propozimet e Bashes per perballimin e Covit19

89
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha kerkoi sot qe te shtohet buxheti per perballimin e epidemise duke konsideruar se shuma prej 3-4 milione eurosh eshte e pamjaftueshme.

Nderkohe kerkoi edhe blerje pajisjesh qe sigurojne analizen per 45’ dhe jo per disa ore sic eshte tani.

Basha kerkoi kujdes per mjeket dhe pajisjen e tyre me mjete mbrojtese duke sjelle si shembull vetkarantinimin e mjekut te urgjences Ilir Allkja.

Basha tha nuk mund te behet propogande me larje duarsh kur uje vjen vetem 2-4 ore ne dite e mijera te tjere nuk kane uje pasi jetojne ne cadra.

“Duhen fonde për përballimin e situatës, jo shfaqje me larje duarsh në televizion, kur gjysma e popullit nuk ka ujë të rrjedhshëm”, Basha: Papërgjegjshmëria e menaxhimit të situatës nuk mund të fshihet pas maskave të skaduara dhe fytyrave të skaduara.

Raportet në Durrës tregojnë se 4 mjekë të Durësit janë në vetëkarantinë, sepse, pacientja që ndëroi jetë, nuk u u diagnostifikua në kohë me koronavirus. Shqtësimi më i madh është se shumica dërrmuese e personelit shëndetësor në qendra shëndetësore nuk kanë mjetet e duhura mbrojtëse. Përgjegjësinë nuk e e kanë mjekët. Ata janë heronjtë. I kemi parë me sytë tanë sesi përballojnë flukse prej 60 pacienetësh pa asnjë masë mbrojtëse. Nuk mund të mjaftohemi duke u thurur vargje herozimi mjekëve. Duhet t’i pajisim urgjentisht. Kjo kërkon vënien në dispozicion të fondeve të mjaftueshme. Fondet aktuale janë totalisht të pamjaftueshme. Nuk është koha për propagandë. Nuk është koha për larje duarsh në televizion, kur gjysma e popullit nuk ka ujë të rrjedhshëm. Kjo është shfaqje, është tallje. Është koha për veprim të shpejtë. Nuk duhet vepruar si me tërmetin. Për të mos prekur paratë e oligarkëve, akoma me mijëra qytetarë janë akoma në çadra, pa pikë uji, jo më të lajnë duart dhe pa mbëhstetje minimale higjenosanitare. Prandaj kam këkruar prej datës 23 shkurt marrjen e masave dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për të gjithë qytetarët , duke nisur me sektorin shëndetësor. Nuk mund të fshihemi pas maskave të skaduara dhe nuk mund të fshihet pas fytyrave të skaduara papërgjegjshmëria e menaxhimit të kësaj situate. Tani është koha ër të lënë llafet, për të lënë sulmet ndaj opozitës, ndaj gazetarëve, për të kërkuar kudo kokë turku, por për të marrë përgjegjësitë. Përgjegjësitë fillojnë me caktimin nga qeveria të fondeve të mjaftueshme për të mbrojtur mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor, që janë në vijën e parë”, tha Basha.

Ne vijim Basha propozoi nje pakete masash qe lidhen me qendrueshmerine politike dhe sociale te vendit.

Nder te tjera Basha propozoi heqjen e pagesave te energiise dhe ujit ne zonat me epidemi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY