“Njerëzit nuk duhet të krijojnë panik, duhet të qetësohen dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Nuk duhet të jenë egoist në këtë kohë krize.”- kështu nis të tregojë për eksperiencën e tij Connor Reed, britaniku që ishte një prej njerëzve të parë që rezultuan pozitiv për Koronavirusin, në Wuhan të Kinës.
Ai tregon se u ndje i sëmurë në fund të muajit nëntor dhe simptomat e para ishin të njejtat me ato të një ftohje të zakonshme, si kolla, rrufa, një lloj dhimbje pas syve dhe në sinuse. Për Connor kjo është pikërisht faza kur një person mund të jetë më i rrezikshëm për ambientin përreth pasi mund të infektosh të tjerët pa vetëdije, sidomos në kohën kur i ndodhi atij dhe askush nuk kishte dëgjuar për Koronavirusin.
Për fazën e dytë, kur simptomat fillojnë dhe janë si të gripit, ai thotë se është ajo e cila të ngatërron më shumë. Kjo pasi të jep përshtypjen që po e kalon të ftohurën, megjithatë të godet menjëherë dhe shëndeti yt përkeqësohet. Është si një “grip i keq”, që të detyron të qëndrosh në krevat dhe të mos bësh asgjë. Më pas të fillojnë problemet me veshët, me fytin, një kollë shumë e keqe që të ndryshon dhe zërin. Britaniku i përshkruan simptomat jo vetëm si të vështira fizikisht por dhe mendërisht.
Nisja e fazës së tretë është si një përsëritje e asaj të dytës, pra fillon të ndjesh sikur po shërohesh nga gripi dhe ditën tjetër virusin avancon dhe e kthen atë në pneumoni. Sipas Connor kjo ishte faza më e frikshme, i dukej sikur nuk merrte frymë nga mushkëritë por nga një qese kartoni, nuk mund dot të mbushej dot me frymë plotësisht. Situata për të ishte mjaft e keqe dhe ajo çka e bënte më të vështirë është se nuk kishte as teste mjekësore, prandaj nuk ju bënë analizat për një kohë të gjatë.
Ndërkohë, për sa i përket situatës në Wuhan, ai thotë se gjithçka është mbyllur, askush nuk punon më dhe gjërat që dikur mund t’i blije me lehtësi, tani të duken si gjëra luksi. Askujt nuk i lejohet që të shkojë personalisht të bëj pazaret, gjithçka bëhet sipas rregullave të komunitetit, madje dhe ushqimet shpërndahen në shtëpitë e njerëzve, nuk lejohen të dalin jashtë, secilit i është dhënë një numër dhe kur ai numër thirret, mund të shkosh jashtë dhe t’i japin ushqimet me anë të një shkopi të gjatë që të mos kenë kontakt me ty.
Gjithashtu ai thotë se në momentin kur qyteti u vendos në karantinë, problemet erdhën për shkak se njerëzit ishin në panik. Prandaj ai ju këshillon që në çdo vend ku Koronavirusi ka ardhur, nuk duhet të udhëhiqeni nga paniku, thjesht duhet të ndihmoni veten dhe njëri-tjetrin.
Ky është rrëfimi tij i plotë:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/