Një 35 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri kete paadite në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij, njofton policia lokale.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 17:30, në lagjen “11 Janari”, pas një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi M. Rr, 35 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Fier.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/