Basha: Te ndalim kolapsin social dhe ekonomik (Propozimet)

Basha: Te ndalim kolapsin social dhe ekonomik (Propozimet)

59
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha propozoi sot nje sere masash qe duhen marre nga qeveria per te arritur te perballoje sa me mire epidemine e koronavirusit.

“Kam një tjetër mesazh që dua ta ndaj sot me të gjithëqytetarët.

Nuk është aspak herët për të konsideruar pasojat afatgjata sociale dhe ekonomike, që po sjell që tani kriza e imponuar nga koronavirusi. Të gjithë e kemi parë se si është boshatisur Tirana sot. Kemi parë masat e shpallura në dy apo tre dallgë brenda ditës nga qeveria, por kjo është vetëm një pjesë dhe aspak transparente e veprimeve që duhen kryer.

Përshembull, nëse mbyllim baret dhe restorantet, çfarëndodh me call center, çfarë ndodh me punonjësit fasonë, të cilët ndodhen në afërsi fizike po kaq tërrezikshme? Në qoftë se duhet të mbyllen edhe ato, çfarë do të bëjmë për të përballuar impaktin ekonomik dhe social të këtyre njerëzve?

Prandaj, në vend që të ndajmë ditën, siç po e ndan qeveria gjysmën e ditës me propagandë dhe gjysmën e ditës me sulme kundër opozitës, duhet urgjentisht tëfokusohemi tek dy kompentët kryesorë të kësaj krize:

1. Komponenti i shëndetit dhe jetës së njerëzve, qëfillon me kujdesin ndaj personelit shëndetësor dhe vazhdon me kujdesin ndaj qytetarëve.
2. Komponenti që vendi të mos kalojë në kolaps ekonomik dhe social.

Për këtë arsye, me një konsultë me grupin ekonomik tëPartisë Demokratike dhe të aleatëve tanë dhe duke u bazuar me përvojat e vendeve që po përballen me njësituatë të ngjashme, me qëllim mbështjen dhe mbrojtjen edhe të biznesve dhe sipërmarrjeve dhe konsumatorëve ndaj efekteve të pritshme negative ekonomike dhe sociale, të cilat mund të shkaktojnërënie të konsumit dhe tkurrje të aktivitetit privat”, tha Basha dhe vijoi me tej propozimet:

PROPOZOjMË KËTO MASA:

Masa fillestare me efekt të menjëhershëm:

1. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë dhe biznese) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.

Gjithashtu, të ndalohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës sëdetyrimeve për periudhat pararendëse deri nëtejkalimin e kësaj gjendje.

2. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (dhe shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
3. Përjashtimin nga tatimfitimi për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj për të gjitha subjektet nëzonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur, me qëllim përballimin e plotë të “2-muaj” kosto të pagave të punonjësve dhe ambjenteve të marra paraprakisht me qera për zhvillimin e aktivitetit.
4. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
5. Përjashtim nga kamatvonesat dhe gjobat për njëperiudhë 3 mujore.
6. Mbështetje me fokus të veçantë për sektorët prioritare dhe sektorët me vulnerabël, siç janë;sektori i turizmit apo sektori fason, apo call center, të cilët kanë pësuar apo pritet të pësojnë një rënie drastike nga koronavirusi dhe disa prej tyre janëgoditur tashmë rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Këto janë masa që propozojmë me efekt tëmenjëhershëm.

Gjithashtu, nevojitet rishikimi i menjëhershëm i buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të pacientëve të parë dhe pritet të rritet dita ditës.

Po kështu, alokimin e fondeve në buxhet për të përballuar rritjen e testimeve për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19, pjesë të cilës e diskutuam edhe në fillim të këtij bashkëbisedimi. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjithë aparaturat e nevojshme dhe aparaturat më të mira sepse koha nuk pret, koha kushton jetë.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë, gjithçka sipas protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësishtë të mundura po të kemi parasysh që vetëm gjaët këtij viti qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shuëm për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin, 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP-të, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

Në fund, jo më pak nga rëndësia, ne emër të PD dhe opozitës së bashkuar i bëj thirrje sistemit bankar të konsiderojë riskedulimin e kësteve të kredive konsumatore, për shtëpi apo për kredi biznesi për familjarët dhe operatorët ekonomikë, ku këta të fundit e shohin të domosdoshme rishikimin e tyre për shkak të rrethanave të rënduara si rezultat i kësaj krize.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY