URDHERAT/ Te dhenat e fundit te ministrise se Shendetesise, gjithcka per epidemine...

URDHERAT/ Te dhenat e fundit te ministrise se Shendetesise, gjithcka per epidemine sot

123
0
Shares

Në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 10 raste me COVID-19. Në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total janë testuar 114 raste të dyshuara nga të cilat 10 kanë rezultuar pozitive për COVID-19. Bëhet fjalë për dy të konfirmuarit e pare me COVID-19 të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe 2 raste të reja të palidhura me dy rastet e para, njëri prej të cilëve në qytetin e Durrësit.

Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP janë siguruar kitet e nevojshme dhe mund të kryhen 200 deri në 500 analiza në ditë për COVID-19.

Sipas Urgjencës Kombëtare janë trefishuar thirrjet drejt numrit 127. Në 24 orët e fundit janë pritur 3027 thirrje, prej të cilave 1128 janë vlerësuar për COVID-19.

Masat e reja nga MSHMS për të parandaluar përhapjen e COVID-19:

–           Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill 2020 të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko, apo të tjera lloje shërbimesh.

–           Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale, apo qendra argëtimi.

–           Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, PAK, fëmijët jetimë, do të shmanget, do të kufizohet kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë. Kjo është një masë që do të merret nga Shërbimi Social Shtetëror për institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.

–           Gjatë ditës aktivitete e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën 2 metra ndërmjet tavolinave dhe 1 metër të njeriut nga njeriu. Nëse kjo normë nuk do të zbatohet do të vendosim edhe orare për to.

–           Institucionet publike duhet të hartojnë një plan masash deri ditën e nesërme për sigurimin e ofrimit të shërbimeve, prioritete për qytetarët brenda fushës së përgjejgjësisë së tyre dhe duhet të shfrytëzojnë platformat e tyre dhe e-albania duke shfrytëzuar edhe modele të njohura të punës në distancë.

–  Për shërbimet publike për të cilat nevojitet kontakti i drejtëpërdrejtë me publikun, institucionet publike duhet të pajisin institucionet me mjete mbrojtëse personale me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

–           Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritje, të marrin masa për të ofruar shërbime online dhe të reduktojnë ato shërbime që kanë mundësi të japin online.

–           Oraganet e Shërbimit Postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit. Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate të gjithë pensionistëve do t’i dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero, duke u mbështetur nga ministria e Financave dhe Ekonomisë.

–           Punëdhënësit privat të marrin masa për parandalimin e transmetimit dhe përhapjen e virusit gjatë aktivitetit të punës. Kontakti i punonjësve të reduktohet dhe të shmange të gjitha rastet kur shërbimi ofrohet online.

–           Për të mbrojtur shëndetitn publik; ndalohen aktivitet sociale, kulturore dhe sportive. Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, me përjashtim të rasteve të caktuarështë i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njëri tek njëriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.

–           Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk epidemiologji ta deklarojnë këtë rrethane tek instituiconi përgjegjës që është ISHP, nëse ata nuk e kanë plotësuar skendën kur kanë hyrë në vendin tonë. Duhet ta plotësojnë këtë skedë me detyrim.

–           Do të pezullohen përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit të personelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY