Në urgjencën e Infektivit edhe 3 pacientë të tjerë, pritet rezultati i...

Në urgjencën e Infektivit edhe 3 pacientë të tjerë, pritet rezultati i analizave

99
0
Shares

Të paktën tre persona të tjerë, përveç 6 të infektuarve me virusin COVID 19 po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinën e parë në Shqipëri.

Sipas burimeve, 2 prej këtyre personave janë çifti nga Skrapari dhe një rast tjetër i ardhur nga Sanatoriumi. Këta po mbahen të izoluar në katin zero të Infektivit, deri në daljen e përgjigjeve të analizave nga ISHP.

Mësohet se bëhet fjalë për një procedurë standarde, ku çdo persona që vjen me ambulancë të dedikuar, mbahet i izoluar deri sa të dalin analizat, pra mbahen në urgjencë.

Sa për gjendjen shëndetësore të 6 prej të prekurve, mësohet se janë në gjendje stabël dhe nuk kanë komplikacione.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY