Mjeku infeksionist: Ka 3 raste zero, kapaciteti i infektimit deri ne 50...

Mjeku infeksionist: Ka 3 raste zero, kapaciteti i infektimit deri ne 50 persona

158
0
Shares

Mund të kemi minimumi 30 persona të infektuar me koronavirus”. Kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Mbrëmje në Abc”.

Pipero tha se një person i infektuar e transmeton virusin mesatarisht tek tre persona të tjerë. Ndërkohe që aktualisht në vend kemi tre pacientë zero, mjeku tha se  mund të kemi minimumi 30 të infektuar, ndonëse është herët për ta thënë një gjë të tillë.

Sakaq, mjeku theksoi se kjo javë pritet të jetë kaotike dhe se kufizimi i lëvizjes është shumë e rëndësishme.

Pjesë nga intervista:

Pëllumb Pipero:  Është eksperienca më e keqe që mund të na vijë. Duhet ta them se tre raste të shtruara në spital, do të thotë se kanë hyrë tre persona zero në Shqiperi. Njëri nga këta ka infektuar 7 të tjerë. Po gjurmohen rastet e kontaktit të afërt. Jemi në një situatë shumë serioze dhe kritike doja të thoja.

Mirela Milori: Një pacient zero sa infekton?

Pëllumb Pipero:  Shifrat e para kanë respektuar ligjësinë e vendeve të tjera. Nga testimet e bëra, i bie që afërshisht 10% e rasteve kanë rezultuar pozotive. Indeksi i transmetueshmërisë është një person i infektuar 2.8 deri në 3.4 të tjerë. Cdo person i infektuar mund të infektojë deri në 3 persona të tjerë. Por ky është zinxhirë.

Mirela Milori: Sa të infektuar mund të kemi me 3 persona zero?

Pëllumb Pipero: Nuk e them dot. Mund të kemi 30-40-50. Nuk e them dot këtë gjë. I bie mund të kemi minimumi 30. Kështu i bie në bazë të indeksit që vjen nga Kina dhe Italia.

Mirela Milori: Po menaxhohet situata, mua më bëri përshtypje ministri gjerman që ëtha mund të kemi shifra të frikshme si Italia, ne nuk e themi këtë. Sa në rreziki jemi të gjithë ne. Virusi nuk do t’ja dijë për askëns, si është situata.

Pëllumb Pipero: Unë dua të rikonfirmoj, asnjë nga ne nuk është i mbrojtur. Ky virus ka patur target te moshat e vjetra. Por të infektuar ka në të gjitha moshat. Në Kinë është konstatuar se shumë të moshuarit janë infektuar nga fënijët e vegjël. Secili nga ne mund të mbrojë veten dhe të tjerët

Mirela Milori: Jemi në ditën  dytë. Kjo do jetë një javë kaotike. Nuk dimë akoma si të sillemi.

Pëllumb Pipero: Kjo javë mund të jetë kaotike, por kemi eksperiencën e Kinës dhe Italisë. Kina ka ulur rastet. Italia ka më shumë raste. Më të shumtat janë në fundjavë, frekuentimi i lokaleve. Kufizimi i lëvizjes sot është celsi i suksesit,pastaj vijën me radhë të tjera, larja e duarve, shuma e kontakit me personat  e sëmurë. Të kufizohet në maksimum lëvizja. /abcnews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY