DETAJE/Shqipëria mbyll fluturimet me Italinë, sot udhëtimi i fundit nga deti

DETAJE/Shqipëria mbyll fluturimet me Italinë, sot udhëtimi i fundit nga deti

77
0
Shares

Shqipëria pezullon të gjitha fluturimet me Italinë. Pas vendimit të qeverisë italiane për ta shpallur të gjithë terrirorin zonë e kuqe për koronavirusin, Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi sot se janë mbyllur edhe linjat e fluturimit drejt Romës dhe Barit.

Sipas saj, avionët mund të marrin pasagjerë nga Tirana, por nuk mund të sjellin njerëz në Rinas.

Balluku: Aeroporti i Romës apo i Barit nuk do të jenë më të aksesueshme. Avioni i fundit i Alitalias është ulur në 10:30 me 64 pasagjerë , të cilët janë regjistruar nga grupet e shëndetësisë.U kërkohet autokarantinimi. Avioni tjetër drejt Romës është nisur në 11:40. Këtu ndërpriten të gjitha fluturimet.

Sa i takon pasagjerëve të mbetur në vendin tonë, Balluku tha se nuk do të nisen pa ardhur avionë bosh për tërheqjen e tyre.

Ndërkohë sonte do të nisen tragetet e fundit me pasagjerë nga Vlora dhe Durrësi. Pas ditës së sotme nuk do të ketë më udhëtime drejt Bartit dhe Brindisit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY