Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cila është historia e pacientit zero që solli koronavirusin në Shqipëri?

09/03/2020
Cila është historia e pacientit zero që solli koronavirusin në Shqipëri?
Share on FacebookShare on Whatsapp

28-vjeçari, i infektuari i parë me koronavirus në vendin tonë, u kthye nga Italia më 26 shkurt, por simptomat e para i ka shfaqur që më datë 5 mars, ndërsa mostra për të bërë analizën i është marrë mëngjesin e 8 marsit, kur ai ka telefonuar 127-ën.

Cila është historia e pacientit zero?

I riu me inicialet P.K, aktualisht konsiderohet pacienti zero, që është prekur në Itali nga koronavirusi edhe pse ka qëndruar disa ditë në Firence, një qytet jo në hartën e zonës së kuqe.

Me makinë personale, djali ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Shqipërisë, dhe ka zgjedhur të kalojë përmes pikës kufitare të Muriqanit, më 26 shkurt, për të vijuar rrugën për në Tiranë.

Shenjat e para ai ka shfaqur më datë 5 mars, megjithatë analiza në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik është bërë mëngjesin e 8 marsit, ditë kur edhe 28-vjeçari ka telefonuar në numrin e gjelbër të urgjencës kombëtare, 127.

Nga vizita mjekësore e kryer në banesën e tij ku i riu jeton me prindërit, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, të vetmit që kishin simptoma të dyshimta, ishin 28-vjeçari dhe babai i tij me inicialet V.K.

Të dyve u janë marrë mostra dhe me daljen e rezultatit pozitiv për koronavirus mbrëmjen e së dielës, babë e bir janë transportuar me ambulancë për në Spitalin Infektiv në QSUT, ku ndodhen të karantinuar.

Deri më tani janë gjurmuar 24 kontakte që djali ka pasur prej kohës kur erdhi nga Italia, dhe të gjithëve u janë marrë tampone, përgjigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë. Familjarët e djalit, dhe personat e tjerë që ai ka pasur kontakt ndodhen në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.

Djali kishte temperaturë 38.8 gradë celcius, dhimbje fyti dhe diare, kjo e fundit një simptomë që shfaqet rrallë.

Babai i tij 54-vjeçar, kishte temperaturë dhe dhimbje fyti por edhe vështirësi në frymëmarrje që nga vizitat mjekësore rezultoi se është një simptomë e vjetër për shkak të konsumimit të duhanit.

Edhe ambientet që djali ka vizituar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht një lokal në pronësi të tij në Tiranë, është bllokuar dhe është dezinfektuar i gjithë ambienti.

Gjendja e dy të prekurve është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione, por që të vlerësohen të shëruar, do të pritet të merret edhe një tampon tjetër me shpresën që rezultati të dalë negativ. /shqiptarja.com

Tags: Koronavirusipacienti zeroSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.