Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studimi: Pas 3 dekadash, PS ka më shumë pushtet se PPSH në ’91-shin

07/03/2020
PS deklaratë për thyerjen e negociatave: Asnjë parti nuk mund të dalë mbi rregullat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me rreth 700 -760 mijë vota partia e vetme në qeveri, PS, drejton 90% të të gjithë pushtetit politik në vend, – pra rënia e numrit të votave për partinë fituese ka sjellë rritje galoponte të pushtetit të saj qendror e lokal, – një deformim thelbësor nga parimi i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes në nenin 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

ISP publikoi sot tabelen e ushtrimit te pushtetit nga nje parti prej vitit 1991-2020 ne Shqiperi.

Studimi i ISP

Kushtetuta e Shqipërisë (neni 1) përcakton se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike” dhe “sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti”. Bazuar në këto parime në Shqipëri prej vitit 1991 vijojnë të zhvillohen zgjedhje periodike parlamentare dhe lokale. Në total kemi pasur 9 zgjedhje parlamentare, 8 zgjedhje lokale dhe tri referendume. Prej vitit 1998 zgjedhjet alternohen kryesisht çdo dy vjet midis zgjedhjeve lokale e parlamentare. Me gjithë numrin e madh të proceseve zgjedhore koncepti i përfaqësimit, i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes sipas Kushtetutës ka qenë e mbetet i brishtë, i kontestueshëm dhe në përgjithësi në deformim me frymën kushtetuese.

Tabela bashkëngjitur ilustron pushtetin që ka ushtruar një parti politike në Shqipëri midis 1991-2020 duke kalkuluar përqindjen e pushtetit të një partie në parlament dhe njëherësh edhe në qeverisjen vendore. Bashkimi i dy niveleve të përfaqësimit sjell të dhënat e tabelës, të cilat janë dukshëm në kontrast të thellë me përqindjen e votave të fituara nga partitë politike që kanë qeverisur Shqipërinë. Për shembull, me rreth 1.2 milion vota PPSH më 1991 drejtoi 82% të të gjithë pushtetit përfaqësues në vend, po me kaq vota PD drejtoi më 1992 vetëm 54% të pushtetit politik në vend, për shkak se zgjedhjet lokale 1992 krijuan balancë në përfaqësim. Më 1996 PD ushtroi 70% të pushtetit për shkak të kontrollit absolut parlamentar dhe ndarjes së pushtetit lokal pas tetorit 1996. Pas tri dekadash me rreth 700-760 mijë vota partia e vetme në qeveri, PS, drejton 90% të të gjithë pushtetit politik në vend, – pra rënia e numrit të votave për partinë fituese ka sjellë rritje galoponte të pushtetit të saj qendror e lokal, – një deformim thelbësor nga parimi i ushtrimit të sovranitetit dhe i qeverisjes në nenin 1 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Pushteti aktual 90% i një partie është legjitim për sa kohë opozita ka dorëzuar vullnetarisht mandatet parlamentare dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, megjithatë koncepti i nenit 1 të Kushtetutës nuk merr për bazë vetëm anën formale të sovranitetit dhe qeverisjes, por edhe anën përmbajtësore të saj. Dhe bazuar në frymën e parimet e nenit 1 të Kushtetutës situata aktuale e ushtrimit të pushtetit mbetet jo normale dhe monopolizimi i pushtetit me 90% pushtet nga vetëm 48% vota të fituara mbetet qartazi një deformim nga premtimet/pritshmëria e viteve ’90, nga parimi kushtetues, si dhe një kërcënim për demokracinë përfaqësuese e sovranitetin e deleguar qytetar.

Në çdo vend serioz, në çdo sistem funksional politik, në çdo shoqëri serioze dhe me formim demokratik, tek çdo elitë politike me sens mase, përgjegjësie dhe koncept demokracie, tek çdo pushtet me elementë të transparencës e të llogaridhënies, – bilance e deformime të tilla anormale do të përbënin bazë solide për reflektim dhe vendimmarrje largpamëse politike që jetëson respektimin integral të parimit të nenit 1 të Kushtetutës së Shqipëri. Shqipëria e sotme, sistemi ynë politik, partitë tona, liderit tanë politik, pushteti dhe shoqëria jonë, fatkeqësisht jo vetëm nuk janë ende të tilla, por përkundrazi, me rotacion,  janë adhuruese të mbipushtetit dhe privilegjeve deformuese që burojnë prej tij.

(Instituti i Studimeve Politike -ISP)

Tags: Ispndikimipartia socialistestudimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.