Beteja per pushtet, princi i kurores arreston 3 anetare te familjes

Beteja per pushtet, princi i kurores arreston 3 anetare te familjes

83
0
Shares

Tre anëtarë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite janë arrestuar. “New York Times” raporton se arrestimet tregojnë vendosmërinë e princit të kurorës, Mohamed bin Salman, për të larguar pengesat e mundshme për mbretërimin e tij.

Vëllai i vogël i mbretit Salman, Princi Ahmed bin Abdulaziz, përfundoi në burg, ish-Princi i Kurorës Mohamed bin Nayef dhe vëllai i tij, Princi Nawaf bin Nayef. Megjithatë, nuk ka pasur detaje për arsyet e arrestimit.

Dy nga të arrestuarit ishin ndër figurat më me ndikim të mbretërisë. Në vitin 2017, dhjetëra persona të rëndësishëm të familjes mbretërore, ministra dhe biznesmenë u arrestuan. Mohamed bin Salman konsiderohet sundimtari “de fakto” i mbretërisë, pasi ai u emërua princ kurore nga babai i tij, në vitin 2016.A2cnn

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY