6 marsi 1920, dita qe shpetoi Shqiperine

6 marsi 1920, dita qe shpetoi Shqiperine

140
0
Shares

100 vjet më parë në 6 mars, 1920: As grekët në jug e as jugosllavët në veri, nuk duhet të dëmshpërblehen me troje shqiptare – Presidenti amerikan është gati të pranojë një zonë asnjanëse mes Jugosllavisë dhe Italisë, “por jo në kurriz të Shqipërisë”

Nga Ruben Avxhiu

Plot një qind vjet më parë, në 6 mars, 1920, një telegram nga Washington-i njoftonte se Delegacioni Amerikan në Ligën e Kombeve kundërshtonte me forcë planet për të dëmshpërblyer Jugosllavinë në kurriz të Shqipërisë, për një marrëveshje që ndihmonte Italinë rreth qytetit Fiume dhe zonën e re kufitare mes të dy vendeve.

Presidenti Wilson dhe SHBA shpreheshin të vendosura për integritetin territorial të Shqipërisë edhe në jug të vendit duke kërcënuar se nuk do të njihnin as marrjen e krahinave shqiptare nga Greqia.

Rëndësia e kësaj ndërhyrjeje është kaq e madhe është jashtëzakonisht e madhe dhe një nga pikat e rëndësishme në historinë e vendit. Vetëm pak ditë më vonë, forcat serbe hynë me dhunë në veriun e vendit. Të pangopura pas marrjes së Kosovës, trojeve shqiptare, maqedonase, malazeze etj, forcat serbe donin të përfshinin sa më shumë nën pushtetin e tyre nën shtetin e ri që po krijonin me kroatët dhe sllovenët.

Qendrimi i vendosur amerikan për të mos lëshuar pe në kufirin shqiptar të Konferencës së Londrës të sjell në mend fantazinë se çfarë do të kishte ndodhur nëse SHBA do të ishte përfshirë në teatrin europian përpara vitit 1917, sidomos përsa u përket shqiptarëve, përpara vitit 1913.

Në datë 8 mars, 1913, gazeta “The New York Times”, e botoi paralajmërimin e presidentit Wilson në krye të faqes së parë të gazetës. Me nëntitullin me shkronja kapitale: “BUT NOT AT ALBANIA’S COST”.

Zgjidhja e këtij problem në parim në 1920 kishte edhe një rëndësi tjetër. Në nëntor 1920, Warren Harding u zgjodh President dhe filloi punën nga Shtëpia e Bardhë në janar 1921. Republikanët nuk kishin dëshirë të përziheshin në punët e Europës pas luftës dhe e kishin kritikuar rëndë angazhimet e Presidentit Wilson. Gjatë presidencës së tij, Harding e shmangu me sa mundi Ligën, duke ulur pjesëmarrjen amerikane, duke e mënjanuar dhe duke preferuar marrëdhëniet e drejtpërdrejta me çdo vend. Ndikimi në Ligë ra dukshëm.

Kjo e fundit për ironi, nuk ishte dhe aq shumë në dëm të shqiptarëve. E para se shumë nga problemet tona që mund të zgjidheshin u zgjodhën në parim sa kohë që Wilson ishte President. E dyta, mes fuqive europiane mjaftonte tashmë peshorja e forcës që asnjëra palë të mos forcohej aq shumë sa të dëmtohej Shqipëria. Kur Italia u detyrua të mbetej jashtë, ajo ishte e vendosur që askush tjetër të mos hynte Shqipëri. Në mënyrë të ngjashme, Jugosllavia këmbëngulte se sa kohë që Italia mbante Vlorën, Serbisë i takonte Shkodra.

Më e bukura është zhgënjimi i tmerrshëm i greko-amerikanëve që kishin marrë zotimin në Boston, nga vetë kandidati për president Harding, me gojë e me shkrim, se “Epiri i Veriut” do të duhej t’i jepej Greqisë. Kur u bë vërtet President, për fatin tonë të mirë, Harding nuk u mor me Ligën.

Politika amerikane kundrejt Shqipërisë mbeti te 6 marsi i 1920-s. “Qendrimi që ka marrë presidenti [Wilson] është që çështjet shqiptare nuk mund të përfshihen diskutimet e propozuara italo-jugosllav”. Shkruan The New York Times, “dhe ai përsërit se: ‘ai nuk mund të miratonte asnjë plan që ia dhuron Jugosllavisë rajonet veriore të Shqipërisë, si dëmshpërblime territoriale përçfarëdo që ajo [Jugosllavia] ka humbur diku tjetër”.

Presidenti Wilson ishte sidomos i nervozuar me Traktatin sekret të Londrës, që joshi Italinë në krahun e aleatëve, nga ku rridhnin edhe pazare në kurriz të Shqipërisë e që përligjnin edhe orekset territoriale të Beogradit dhe Athinës.

Për SHBA-në ishte e papranueshme që edhe pasi kishte hyrë në luftë në 1917, në krah të aleatëve, përsëri nuk e kishin njoftuar për këtë traktat sekret, deri sa ajo copë e turpshme e letrës ishte sjellë në tavolinat e Konferencës së Paqes në Paris.

Për të dëshmuar se Shqipëria ekzistonte, SHBA bëri edhe një hap tjetër duke njohur Kostandin A Çekrezin si Ambasador (Komisioner) të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke vënë në dukje tërheqjen e Italisë dhe Jugosllavisë nga planet antishqiptare,Çekrezi nuk ngurron t’ia lërë meritën menjëherë ndërhyrjes së Presidentit Wilson në një deklaratë të cituar nga “The New York Times”, pak ditë më pas:

Duke iu referuar Çekrezit si “përfaqësues i qeverisë provizore të Shqipërisë, në Washington”, gazeta e njohur shkruan se sipas tij, ishte ndërhyrja e Presidentit që hapi rrugën për zgjidhjen e drejtë të çështjes së popullit shqiptar.

“Për shpëtimin e vendit tim, merita i takon – dhe nuk ngurroj që ta them hapur – plotësisht veprimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY