Publikohet nje pjese e opinionit te Komisionit te Venecias, kujt i jep...

Publikohet nje pjese e opinionit te Komisionit te Venecias, kujt i jep te drejte per Kushtetuesen

110
0
Shares

Eshte zbardhur një pjesë nga raporti paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas konkluzioneve paraprake, Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit dhe shprehet se nuk ka bazë ëpr shkarkimin e Presidentit lidhur me këtë çështje.
Po ashtu Komisioni Venecia hedh hije dyshimi mbi mënyrën e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shkruan balkanweb qe e ka siguruar dokumentin.

Sipas ‘Venecias’ Meta ka vepruar në përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës dhe sipas gërmës dhe logjikës së saj.
Përplasja Presidencë- KED filloi kur kjo e fundit çoi nga dy lista per Presidencën dhe Kuvendin për përzgjedhjen nga dy anëtarë për Gjykatën Kushtetuese. Presidenca zgjodhi vetëm një anëtar Besnik Muçin duke respektuar renditjen e përzgjedhjes, por Kuvendi zgjodhi dy brenda së njëjtës seancë Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

Më pas Presidenca zgjodhi edhe Marsida Xhaferllarin duke nxjerrë ‘jashtë loje’ Arta Vorpsin për të cilën mazhoranca pretendonte se duhet të ishte e emëruar automatikisht.
Të dyja palët, mazhorancë Presidencë ju drejtuar për opinion Komisionit të Venecias teksa mazhoranca ndërmori një hap tjetër për ligjin e organizimit të Gjykatës Kushtetuese, ku një gjyqtar në rast se nuk thirrej për betim nga Presidenti i Republikës atëhere mund ta bënte me shkrim betimin. Ky ligj i është kthyer mbrapsht Kuvendit nga Presidenti pikërisht në manifestimin e 2 marsit në shesh, shkruan balkanweb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY