Policja, regjistrime fiktive ne Piken e Kalimit Kufitar te Kapshtices

Policja, regjistrime fiktive ne Piken e Kalimit Kufitar te Kapshtices

167
0
Shares

Një punonjëse e Policisë Kufitare Korçë është pezulluar nga detyra nga SHÇBA, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Policja me inicialet F.Z., e cila eshte me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, u pezullua nga detyra pas një hetimi disa mujor. Ajo dyshohet se ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

Vazhdojne hetimet me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Njoftimi i plotë:

SHÇBA pezullon nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare Korçë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”

SHÇBA ka ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjëses së Policisë Kufitare Korçë, F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në PKK Kapshticë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

SHÇBA fton e nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY