Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e tregoi hapur mbështetjen e saj me anë të postimeve në rrjetet sociale, duke u kërkuar ndjekësve të votojnë për Bernie Sanders ne zgjedhjet e se martes.
Por themeluesi i gazetës Illyria në New York, biznesmeni e humanist i shquar, Harry Bajraktari kritikoi Duan për zgjedhjen e saj.
Në një postim në Twitter, ai tha se është e trishtueshme që këngëtarja mbështet kandidaturën e Sanders, duke i kujtuar asaj se periudhën kur Shqipëria dhe Kosova ishin në komunizëm.
“Është e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila madje nuk jeton në SHBA, mbështet Bernie Sanders.
Shqiptarët kanë parë se çfarë i bëri komunizmi Shqipërisë. Prindërit e saj gjithashtu përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste. Dua është artiste e shkëlqyer por kjo është fëminore,”- shkroi Bajraktari.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/