Policia e Shtetit në Brescia të Italisë zhvilloi një operacion të gjerë ku arrestoi një grup personash të dyshuar për krime si trafikimin e drogës, dëmtimet me qëllim plaçkitjen, si dhe mbajtjen dhe trafikimin e armëve.
Operacioni, i quajtur “Kitchen”, është koordinuar nga Shërbimi Qendror Operacional me bashkëpunimin e ekipeve të lëvizshme të Alessandria, Como, Monza dhe Brianza, Pavia, Ferrara dhe Verona dhe me bashkëpunimin e policisë së Belgjikës, Shqipërisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Rumani.
Mediat e vendit fqinj nënvizojnë se detaje nga operacioni i madh do të bëhen publike në një dëgjesë që do të bëjë Prokurori në Breshia, ku do jepen edhe detaje për arrestimet.
vijon..
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/