Publikohet dëshmia tronditëse e një të dyshuari me koronavirus, mjekët e refuzuan

Publikohet dëshmia tronditëse e një të dyshuari me koronavirus, mjekët e refuzuan

147
0
Shares

Një dëshmi tronditëse është publikuar në faqen e exit.al ku tregohet se si një I dyhsuar me koronavirus tentoi të merrte shërbimin mjekësor por nuk ia doli dot.

Dëshmia:

Jam me nje grip shumë të rënduar që prej të hënës. Dyshova që mund të isha infektuar me koronavirus.

Ndoqa protokollin e njoftuar nga sistemi shëndetësor: mora në telefon urgjencën, pa shkuar vetë në spital apo te mjeku i familjes.

U shpjegova simptomat: dhimbje fyti, kollë, temperaturë e lartë, 39,5 gradë, ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi…

U shpjegova që kam qenë në kontakt, javën e kaluar, me persona të ardhur nga Italia e veriut, madje nga një zonë kufi me zonën e Lodit, vatrën kryesore të koronavirusit në Itali.

U kërkova të më bënin një analizë pasi mund të kishte gjasa për të qenë e infektuar nisur nga gjendja dhe kontaktet.

Nuk deshën të vinë. U munduan të më qetësojnë duke më këshilluar praktikisht të mos bëja asgjë.

Pas herës së parë, i mora një herë të dytë, i mora një herë të tretë. Tre ditë me rradhë. Çdo herë i informova me qartësi për rrethanat e mia shëndetësore.

Përgjigjet e mjekëve të urgjencës ishin skandaloze, dhe shëprfillëse për gjendjen dhe shqetësimin tim.

Ja si u zhvillua biseda e tretë me një mjeke të urgjencës pasi i kisha shpjeguar kontaktin me persona të ardhura nga Italia dhe simptomat e mia të ngjashme me ato të të prekurve nga koronavirusi:

Mjekja: Ku jeni ju zonjë, në Tiranë?

Unë: Po, në Tiranë.

Mjekja: Nuk ke koronavirus se nuk i ke simptomat.

Unë: Më falni?!

Mjekja: Po yt shoq që ka ardhur javën e kaluar nga Lombardia, a ka shfaqur shenja?

Unë: Jo.

Mjekja: Epo nuk ke gjë se duhej të shfaqte shenja.

Unë: Më falni, por një pjesë e pacientëve të infektuar në Itali janë asimptomatikë, nuk shfaqin fare shenja, por jo vetëm që e kanë virusin vetë por e transmetojnë atë tek të tjerët.

Mjekja: E para e punës, ai duhet ta ketë marrë virusin dhe të kalojnë minimumi 14 ditë inkubimi para sesa të jetë në gjendje të ta transmetojë ty.

Unë: Më falni, moj zonjë, si 14 ditë minimumi? 14 ditë maksimumi do të thuash?

Mjekja: Jo, 14 ditë duhet të kalojnë që ai të ta kalojë virusin ty.

Unë: Moj zonja doktoreshë, periudha e inkubimit është 2-14 ditë, madje thonë edhe 1-14 ditë fare. Pra, mund ta transmetojë virusin edhe pas 1 dite duke qënë  asimptomatik për vete.

Mjekja: Jo, nuk është ashtu. Sa vjeç jeni, zonjë?

Unë: 39.

Mjekja: Epo s’ka çfarë të bën koronavirusi ty! Rri e qetë.

Unë: Moj zonja doktoreshë, dakord që unë duhet të rri e qetë, po të paktën të vetëizolohem në shtëpi disa ditë s’do ma këshilloni ju?

Mjekja: Po tani ti bëj kujdes vetë içik, rriju njerëzve 1 metër larg, se po ndenje 1 metër larg nuk bën gjë koronavirusi.

Unë: Kam edhe dhimbje veshkash, zonjë.

Mjekja: S’domethënë asgjë. Veshkat s’kanë asnjë lidhje me koronavirusin.

Unë: Si nuk kanë lidhje?! Një nga pasojat është pikërisht sëmundja e veshkave që në rastet më serioze është edhe fatale. Çfarë thoni zonjë?

Mjekja: Shiko, ti ke një infeksion urinar, i cili të ka sjellë një gjendje debulese.

Nuk mund t’i besoja veshëve! Pas tre ditësh me grip, të katërtën më filluan dhimbje veshkash, me gjasa si pasojë e gripit, doktoresha gjeniale e ktheu situatën dhe diagnozën përmbys: paskërkësha patur një herë veshkën me infeksion dhe kjo më paskërkësh shkaktuar debulesën e gripit..!

Thagmë proverbiale!

Imagjinoni, unë ngrita zërin vetë dhe u vetëdenoncova, por ata prapë nuk erdhën që nuk erdhën për të marrë një tampon kampion për analizë.

Patën paturpësinë të më thonin: Epo Instituti i Shëndetit Publik nuk mund të kryejë analiza për të gjithë se pajisjet kanë një numër të kufizuar analizash që mund të bëjnë.

Vras mendjen, po ata që vijnë nga Italia në aeroport dhe e fshehin gjendjen shëndetësore; apo fshehin informacionin se ku kanë qënë, apo kë kanë kontaktuar, si ia bëjnë me këta?

Kur nuk marrin mundimin të testojnë apo trajtojnë as ata që zgjedhin vetë të të informojnë për gjendjen virusale shëndetësore.

Shoh me përbuzje të skajshme copëza deklaratash si ky sistem, e ai spital dhe kjo ministri janë në gadishmëri dhe se si i ftojnë njerëzit të respektojnë protokollin: “telefono në urgjencë nëse shfaq simptoma, do të vijë urgjenca të të marrë tamponin analizë.”

Tre herë i mora në telefon me simptomat më të qarta të mundshme të koronavirusit. Tre herë insistova të testohesha. Ata nuk deshën t’ia dinin.

Me përgjigjet e tyre mu krijua bindja së qëllimi i tyre ishte: shmang pacientin me çfarëdo lloj justifikimi që mundesh.

Faleminderit Zotit, unë jam më mirë tani. Por çfarë do me thënë kjo? Po sikur të ndodhte ndryshe? Me një fëmijë të vogël dhe dy prindër të moshuar në shtëpi…

Nuk më thanë asnjë fjalë për t’u izoluar nga kontaktet me të tjerët. Asgjë…

Të gatshëm për asgjë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY