Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë u plagosen mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.
Sipas policisië, aksidenti ka ndodhur aksin Tiranë-Fushë Krujë, në Tapize ku janë përplasur një autobus dhe një autoveturë.
Viktimë ka mbetur një 59-vjeçar me inicialet F.Xh, i cili ishte drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, që u përplas me autobusin. Personat e plagosur janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenti është bërë ndërprerja e gabuar e rrugës nga një prej automjeteve.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/