DETAJE TË REJA/ Plagoset komandanti i njësisë së FNSH në rrethimin e...

DETAJE TË REJA/ Plagoset komandanti i njësisë së FNSH në rrethimin e Fatmir Kolecit

528
0
Shares

Një oficer i policisë mbeti i plagosur gjatë përpjekjeve për të kapur vrasësin e ish gruas dhe vëllait të saj në Rreshën, Fatmir Koleci. Sipas policisë, Komandanti i Njësisë së FNSH në Shkodër, Kastriot Haxhia, është plagosur gjatë operacioniti dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Sipas policisë prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive u bë e mundur që Kolecaj të lokalizohej.

Në orët e pasdites ai është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës. Forcat e FNSH-së së Shkodrës kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej. Autori nuk i është përgjigjur thirrjes për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën efektivi i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA që kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe t’i dorëzohej policisë. Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Njoftimi i policise:

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka vrarë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY