Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KOMENT/69 vite nga masakra e regjimit komunist ndaj intelektualëve të Tiranës për ‘bombën në ambasadën sovjetike’

26/02/2020
KOMENT/69 vite nga masakra e regjimit komunist ndaj intelektualëve të Tiranës për ‘bombën në ambasadën sovjetike’
Share on FacebookShare on Whatsapp

*Nga Aleksandër Biberaj

EDHE ATEHERE U SHKEL KUSHTETUTA DHE TE GJITHA LIGJET E KOHES. VENDIMI I GJYKATES SE LARTE USHTARAKE DO TE DILTE NJE DITE PAS PUSHKATIMIT PA GJYQ TE QYTETAREVE TE PAFAJSHEM.

SHUME NGJASHMERI ME ATO QE BEJNE SOT PASARDHESIT E TYRE “RILINDAS” QE S’PYESIN AS PER KUSHTETUTE DHE AS PER LIGJE DHE PO I BEJNE GJERAT PA GJYQE SE S’KA GJYKATA PASI I KANE SHKRIRE!

Te dashur miq,
69 vite me pare, regjimi komunist i Tiranes, ne kundershtim me kushtetuten e kohes por edhe me te gjitha aktet ligjore dhe nen/ligjore ne fuqi, do te ekzekutonte me metodat e nje bande mafiozo-kriminale, ne menyre c’njerezore, 22 qytetare te pafajshem, perfshire edhe gra, nje pjese duke i varrosur te gjalle. Kjo masaker ishte ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj. Vendimi për të realizuar këtë masakër, u mor jo në sallën e gjyqit, por në Byronë Politike te PPSH-se, në mbledhjen e datës 20.2.1951, ku urgjentisht u mblodh kupola e partisë-shtet dhe me propozim të ministrit të Brendshëm Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”, ku te gjithë anëtarët e Byrosë Politike, përfshirë edhe Enver Hoxhën “ishin dakord me këto masa”.

Keshtu shfaqej hapur një pushtet kriminal terrorist, që nuk respektonte as kushtetutën dhe legjislacionin që kishte hartuar e miratuar po vetë. Ministri i Brendshëm kërkoi nga Byroja Politike që arrestimet të bëheshin qysh atë natë, duke argumentuar se “listat i kemi gati” dhe “po të jeni dakord ju, veprojmë që sonte”. Ai kërkoi që të arrestoheshin menjëherë 150 vetë, nga të cilët 22 më të rëndësishmit të pushkatoheshin pa gjyq. Pra, ishte vetë partia, vetë pushteti politik, me Enver Hoxhën në krye, që shkelnin ligjet dhe urdhëronin një krim shtetëror, një terrorizëm shtetëror, një gjenocid shtetëror me përmasa të mëdha, për motive politike e pushtetare. Në vendimin e Byrosë Politike, përveç pushkatimeve e burgimeve pa gjyq, u vendos që të bëhej një operacion masiv spastrimi, të persekutoheshin e të internoheshin persona e familje “reaksionare” në tërë hapësirën shqiptare. “Duhen vrarë njerëz të tjerë për të mbajtur pushtetin”, thoshte Mehmet Shehu. Arrestimet që u kryen menjëherë sipas vendimit të Byrosë Politike me datat 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe të paligjshme, sepse u kryen pa ndonjë urdhër-arresti të prokurorit dhe pa ndonjë vendim gjykate. Vetëm më vonë u plotësuan urdhër-arreshtimet dhe procesverbalet e “gjykimit”. Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Lista e përgatitur nga Sigurimi i Shtetit mban titullin tronditës: “Personat e arrestuar që propozohen për t’u……Mbi pikat titullarët mund të shkruanin ç’të dëshironin: për t’u pushkatuar, për t’u burgosur etj.”

U pushkatuan naten e 26-27 shkurtit pa akuze, pa hetim, pa gjyq, pa deshmi: Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Drashkoviç, Haki Kodra, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qoraliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petro Ekonomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasoruho, Manush Peshkëpia, Andon Delhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi, Sabina Kasimati, te gjithë intelektualë të shquar ku shumica e tyre kishin mbaruar universitetet më të njohura të Europës.
Vetem pas pushkatimit, filluan te plotesohen dosjet me deshmi te rreme, me fallsifikime dhe me trillime dhe vetem pas pushkatimit te tyre doli edhe vendimi i Gjykates se Larte Ushtarake. Ky eshte rast unikal i shkeljes se legjislacionit ne menyre flagrante, ne historine boterore te se drejtes penale. Keto veprime te vitit 1951 te partise-shtet, ngjajne si dy pika uji me ato qe bejne sot pasardhesit e tyre “rilindas” ndaj Kushtetutes, Ligjit dhe Sistemit te Drejtesise.

Tags: aleksander biberajkoment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.