Policia jep detajet, kush vrau vella dhe moter ne Rreshen

Policia jep detajet, kush vrau vella dhe moter ne Rreshen

534
0
Shares

Moter e vella u qelluan sonte per vdekje ne Rreshen nga ish burri i motres, njofton polivia e Lezhes. Vrasja ndodhi ne Koder Rreshen rreth ores 20.40. Identiteti i tyre eshte V.Filopati dhe Esmeralda Filopati.

Policia ka thene se vella e moter Filopati humben jeten pasi u qellua  nga FK nga fshati Zejmen i Lezhes, edhe burri i gruas qe mbeti e vdekur sonte.

Rrëshen , Mirditë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY