Nderron jete ish-ministri dhe deputet i Shkodres

Nderron jete ish-ministri dhe deputet i Shkodres

257
0
Shares

Nje nga emrat e njohur te shkencave bujqesore,  ish-ministri dhe ish-deputeti për qarkun e Shkodrës, Ahmet Osja, ka nderruar jete.

Profesori i Shkencave Bujqësore ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.

Ahmet Osja u lind në Shkodër më 1939. Ai ishte Profesor i shkencave bujqësore dhe mbante titullin “Mjeshtër i Madh”, i dhënë nga presidenti i Republikës në vitin 2009.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.

1982 – 1991 Deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

2009 – Mjeshtër i Madh nga Presidenca e Republikës.

2009 – Këshilli Bashkiak i Shkodrës e ka shpallur Profesorin Ahmet Osja ” Mirënjohja e Qytetit” .

2009 – Forumi i Intelektualëve Shqiptarë , dega Shkodër përfaqësuar nga ish kryetari Gëzim Uruçi e vlerësoi si intelektual i shquar, emblemë e qytetarisë, me njohuri të gjithanëshme në shumë fusha të shkencës e kulturës dhe një personalitet i historisë shqiptare

2010 – Nderi i Akademia e Shkencave, ishte titulli nga kryesia e akorduar ciceronit të bujqësisë Profesor Ahmet Osja.

2016 – Honoris causa

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY