Në gjykatën Penale e Tiranës u dhane masat e sigurisë për 87 personat e arrestuar në kuandër të operacionit “Fati i Lojërave”. Gjyqtari Ardian Kalia arriti të japë vendimet në orën 23:00, pas plot 14 orësh nga nisja e seancës.
Nga 87 personat e arrestuar, gjyqtari ka caktuar masën arrest me burg për 55 persona. Ndërsa 27 persona do të qendrojnë në “arrest në shtëpi” dhe 5 janë liruar me masën detyrim paraqitje.
Tre personat që dyshohen si menaxheret e lojërave të fatit, përkatësisht Gramoz Murataj Elvis Mulaj dhe Avni Nusfi janë lënë në arrest me burg.
Operacionet u kryen njëkohësisht në 8 qarqe të vendit, me fokus goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, përshtatje të ambienteve për lojëra fati dhe zhvillim i lojërave të fatit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/