Kreu i Institutit Gjenetik të Italisë shpjegon se si duhet të sillesh...

Kreu i Institutit Gjenetik të Italisë shpjegon se si duhet të sillesh me koronavirusin

167
0
Shares

Rreth 80-90 % e atyre që bien në kontakt me koronavirusin kanë simptoma të njëjta me gripin. Në një pjesë të pacientëve mund të zhvillohet një polmonit (ftohje) me një rikuperim në terapi intensive, Giovanni Maga, drejtor i Institutit Gjenetik Molekular i Këshillit Kombëtar të kërkimeve në Itali.

“Infeksioni, nga të dhënat epidemiologjike sot të disponueshme në dhjetëra mijëra raste, shkaktojnë simptoma të lehta e të moderuara, një lloj gripi, në 80-90 % të rasteve” shpjegon Maga, transmeton tv scan.

Ndërkohë, në 10-15 % të rasteve, mund të zhvillohet polmonit, kursi i të cilit në shumicën e rasteve është beninj.  Por, sipas të dhënave, për 4 % të të prekurve duhet terapi intensive. Këto janë efektet në terësi. Por pasojat ndryshojnë në varësi të pacientëve.

“Rreziku i komplikimeve serioze rritet me rritjen e moshës e njerëzit që janë të moshës mbi 65 vjeç e që kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera janë padyshim më të rrezikuarit, ashtu sikurse ndodh edhe me gripin e zakonshëm” shprehet Maga.

Masat paraprake

Maga rikujton masat parandaluese që duhen marrë në rast se konstatohen simptoma që të bëjnë të mendosh se je i prekur.

“Qytetari që mendon se ka pasur kontakte me persona aktualisht të vendosur nën mbikëqyrje ose që vinin nga Kina, mbi të gjitha nesë shfaq simpoma gripale, duhet ta telefonojë në shërbimin shëndetësor, në mënyrë që të merret në kujdes nga persona të specializuar” vijon Maga.

Por kërkuesi shpjegon edhe se eshtë e rëndësishme që të mos të na zerë paniku. “Nuk duhet të vrapojmë në urgjencë e as të mbyllemi në shtëpi. Për momentin kemi pak raste të lokalizuara dhe ku kontaktet janë gjurmuar aktivisht. Kuadri mund të ndryshojë në ditët në vijim por sistemi ynë sanitar ka qenë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar në mënyrë efikase edhe zbulimin e qendrave të reja të virusit.

Pra, përtej zonave ku janë verifikuar rastet,qytetarët mund të vazhdojnë të bëjnë një jetë absolutisht normale. Duke ndjekur normat e higjienës, mbi të gjitha duke larë duart nëse ka frekuentuar vende të populluara, duke shmangur kështu mundësinë që të kalojë në gojë ose në sy ato që përmbajnë duart e palara” shpjegon kreu i Institutit Gjenetik.

Burimi ilsole24ore

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY