Ilir Meta tregon se kur do ta shpërndajë Parlamentin

Ilir Meta tregon se kur do ta shpërndajë Parlamentin

2159
0
Shares

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars. ‘Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t’i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë’, u shpreh Meta përballë gazetarit Ilir Babaramo.

Ilir Babaramo: Nëse qytetaret më datë 2 mars qytetarët iu kërkojnë të shpërndani parlamentin, do ta bëni?

Ilir Meta: Unë jam i sigurt që do të jemi në një sintoni të plotë me qytetarët. E rëndësishme është nëse ata pranojnë apo nuk pranojmë më që një grup puçistësh të rrëmbejnë çdo të drejtë të tyre kushtetuese dhe njerëzore, të lirisë së tyre, të llogaridhënës në këtë vend para tyre që paguajnë taksat edhe që paguajnë borxhin që po shkon në stratosferë. Dhe të jenë të sigurt se presidenti do të bëjë detyrën e tij në mënyrën më shembullore për rivendosjen e rendit kushtetues dhe do t’i kërkojë të gjithëve të bëjnë detyrën e tyre, të gjithë aktorëve të tjerë. Këtu nuk mund t’i shmangemi dot kësaj historie. Jemi në një përballje finale me puçistët, nuk ka temë tjetër më të rëndësishme në Shqipëri deri në momentin që do të zgjidhim këtë çështje.

Ilir Babaramo: Dhe atë akt do ta bëni në atë moment, që atë ditë?

Ilir Meta: Çdo ditë do të ketë detaje të reja.

LIVE – Intervistë për emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" të gazetarit të mirënjohur Ilir Babaramo, në Report TV

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 24 février 2020

Zgjedhje në bashkitë pa kryetar? Meta: Pyesni zëdhënësin tim, se unë po merrem me 2 marsin

Disa bashki në vend kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit socialistë në 30 qershorin e vitit të kaluar u kapën nga ligji i dekriminalizimit. Por a do të dekretojë një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve në këto bashki? Ilir Meta e injoroi këtë temë duke e vendosur theksin te protesta e 2 marsit. “Lidhur me këtë mund t’i drejtoheni zëdhënësit tim, nuk ekziston si çështje e rëndësishme në axhendën e Presidentit, në axhendën e Presidentit është vetëm një cështje e rëndësishme, organizimi i të gjithë popullit, pa asnjë dallim për të mbrojtur republikën” tha ai.

Pakt të dytë Rama-Basha? Meta: Nuk ka në botë Republikë pa President, ka pa Kryeministër…

I pyetur nëse dyshon se ka një pakt të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, Presidenti Ilir Meta tha se “Unë asnjëherë nuk kam pasur asnjë pakt me askënd kundër Kushtetutës, demokracisë dhe popullit. Kam pasur pakte për të qenë në opozitë apo ardhur në pushtet, por jo kundër Kushtetutës, asnjëherë dhe për asnjë gjë. Unë kam pakt për mbrojtjen e Kushtetutës dhe do ta mbroj atë edhe me jetën time deri në 24 korrik të 2022. Nuk ka republikë pa president në botë, ka pa kryeministër…Nuk ka republikë pa president në botë të tjerat i thotë populli nga 2 marsi deri kur të vendosim rendin kushtetues dhe demokratik sikur ka votuar populli në referendum në 1998”.

I pyetur nëse do të shpërndajë parlamentin, Ilir Meta tha se “Nuk është përgjegjësia ime nëse parlamenti sillet si i vetë-shpërndarë, institucion i shpartalluar që merr pjesë në veprime mafioze dhe bën akte mjaft të rënda. Ky nuk është faji im. Për ata të cilët kërkojnë të zhdukin demokracinë në këtë vend me qëllim që t’ia dorëzojnë sovranitetin një organizate ndërkombëtare e cila synon shpopullimin e Shqipërisë përmes kësaj bande nuk do të ketë asnjë tolerancë.

Kjo do të thotë se mbi presidentin, që është i vetmi institucion legjitim, qëndron vetëm Kushtetuta dhe gjykata Kushtetuese me integritet dhe mbi këtë vetëm populli dhe Zoti. Ilir Meta i ka provuar të gjitha funksionet dhe pushtetet, ka bërë çdo gjë, sot është president. Shiko betimin e presidentit të SHBA-së, tre herë për të mbrojtur vendin e vet, “to preserve, to protect dhe to defend” dhe ne të ardhmen duhet ta formulojmë më mirë betimin e presidentit dhe cdo njeriu që vendos dorën në kushtetutë” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY