Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alarm dhe për Shqipërinë, Fuga propozon masat që duhen marrë: Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!

24/02/2020
Artan Fuga zbërthen mesazhin e Presidentit: Do japë dorëheqjen para datës…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga koronavirusi, pasi vetëm në vendin fqinj Itali virusi ka shkaktuar 4 viktima dhe 150 të prekur.

Fuga propozon edhe disa masa siç janë mbyllja e shkollave për disa javë, shtyrje të aktiviteteve sportive dhe kulturore, kontrolle të forta dhe të filtruara në kufij, masa për transportin publik me dizinfektime masive, mbyllje e mencave dhe restoranteve masive, kufizim i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Mos fusim kokën si struci përpara koronavirusit!
————————————————————–
Nuk duhet pritur. Pa asnjë alarm por me qytetari të devotshme dhe të përgjegjshme!

Duhet ndryshuar katërcipërisht logjika e mbrojtjes nga virusi vdekjeprurës dhe shumë i rrezikshëm në përhapjen e tij.
Duhet ndryshuar rrënjësisht mënyra e të menduarit!

Përndryshe deficienca logjike e deritanishme do të na shkaktojë dëme të mëdha!

Më së pari është detyra numur një e qeverisë sot! Përgjegjësia do të jetë e rëndë për këdo nesër!

Nuk duhet pritur të shfaqet rasti i parë dhe pastaj të merren masa, por duhen marrë masa që sot sikur rasti i parë të ishte shfaqur.

Që sot!

Pa asnjë panik!

Qetë, me masa administrative, me bashkëpunimin qytetar, me shoqërinë civile.

Sepse ka shumë mundësi që të mos ketë një rast të parë, por të ndodhi një shpërthim epidemie brenda një kohe vetëtimë.

Mos nisemi si në rastin italian apo kinez ku shfaqet në një zonë të izoluar.

Te ne ka shumë rrezik të ndodhi ndryshe!

Tre janë arsyet kryesore:

E para sepse njerëzit që vijnë nga jashtë në Shqipëri nuk qendrojnë në një ose disa fshatra të izoluara, por lëvizin në të gjithë territorin.
E dyta sepse sistemi ynë i dedektimit të virusit nuk mund të jetë kurrë aq i ndjeshëm sa ai italian, gjerman, francez, etj.
E treta sepse ne si kulturë presim dhe durojmë temperaturën, kemi frikë të shkojmë te mjeku, për të mos thënë se niveli higjenik te ne është dhjetra herë më i ulët sesa në vendet europiane!

Shpjegojani OBSH këto specifika, se halli është yni ! Ata njohin virusi, por jo Shqipërinë! Prandaj më mirë të parandalojmë sesa të përpiqemi ta mbushim digen e çarë me thasë me qereste! Duhet tani t’i paraprijmë!

Unë nuk mohoj që masa të ndryshme duhet të jenë marrë, por ka nevojë për masa drastike.

Mbyllje e shkollave për disa javë!
Shtyrje e aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Kontrolle të forta dhe hyrje të filtruara në kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
Masa për transportin publik, për dizinfektime masive.
Mbyllje e menacave dhe restoranteve masive!
Kufizimi i lëvizjeve nga rrethet drejt qendrave të mëdha urbane, si Tirana dhe Durrësi.
Shërbime minimale dhe të domosdoshme për njerëzit në hall dhe në urgjencë në qendrat e shërbimeve !
Shpalosje e planeve të karantinës në kushte shfaqjeje rastesh infektimesh!
Etj.

Gjithçka duhet bërë si sahat.

Nuk duhet trajtuar sikur na bie një tullë në kokë dhe pastaj shkojmë mjekohemi. Pasoja, masat kundër një epidemie të mundshme duhet ta paraprijnë epideminë.

Ta vendosim pasojën para shkakut!

Nëse do të gjykojmë si mediokër, pra do të presim shkakun dhe pastaj të vemë në funksionim pasojën, këtu do të jemi treguar të papërgjegjshëm dhe me pasoja të një përgjegjësie që dreqi e di sesa e madhe do të jetë.

Unë i bëj thirrje pushtetit ekzekutiv të mos merret fare me opinionistë dhe analistë duke e kthyer betejën kundërkoronavirusit në betejë fjalësh, dhe një fitore në fushën e llogjeve televizive kundër tyre!

Liderat e opinionit do të flasin sigurisht! Ajo është përgjegjësia e tyre!

Por, të ndryshojë metodë pa ndruajtje, pa parë interesa të vockla burokratësh dhe oligarkësh!

Kujdes sepse në shkencat politike, që prej Mishel Fukosë midis politikës dhe epidemive ka një lidhje të brendshme, por nuk po zgjatem këtu! Jo të gjitha pushtetet janë të zotët t’u bëjnë ballë epidemive!

Por, ta le këtë temë hëpërhë!

Të jemi bashkëpunues ndryshe rrezikojmë kombin!

Beteja kundër koronavirusit, për shërimin e plagëve të tërmetit që po durohen por ende nuk kemi filluar as t’i lëpijmë, dhe beteja për demokracinë, të drejta qytetare dhe politike, për shtet ligjor është një e vetme!

/DRONI.al/

Tags: artan fugaKoronavirusimasatreagimshqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.