Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti sensibilizon për protestën e 2 marsit, përgjigje aktorit Licaj e pedagogut Marku

23/02/2020
Presidenti Meta: Kreu i KED, veprime mafioze,  e dinë edhe diplomatët e korruptuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës Ilir Meta komentoi sot një postim të aktorit të njohur Neritan Liçaj i cili thotë se do të jetë në protestën e thirrur më 2 mars. Meta falënderon aktorin dhe thotë se pret të gjithë artistët heronj dhe patriotë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës.

Kreu i Shtetit shkruan më tej se nëse organizata mafioze rrëmben Gjykatën Kushtetutese ata do zhdukin jo veç qytetarin por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare. Ndaj ai i bën thirrje popullit të hapë sytë në këto momente vendimtare.

“Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin”, shkruan Presidenti Meta ndër të tjera.

KOMENTI I PRESIDENTIT
Faleminderit i dashur Neritan!
Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuse Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare.
Ndaj është detyra ime si President i Republikës t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë!
Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998. Ndaj ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin. Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari.
Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.

Ndërkaq Presidenti ka komentuar edhe një deklaratë të pedagogut Mark Marku në lidhje me protestën e Presidentit, të cilën Marku e sheh të ligjshme dhe të rëndëishme në kushtet kur nuk ka mbetur instrument tjetër.

I dashur Profesor Mark Marku!
Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!
Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë! 

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në Neës 24 e ka cilësuar të ligjshëm tubimin e Presidentit Meta më 2 mars pasi sipas tij çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët.

Marku akuzon mazhorancën dhe veçanërisht Ramën se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe paralelisht edhe atë të kufizimit të kompetencave të Presidentit me ndryshimet e fundit ligjore mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Tags: Ilir Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.