Kanë dalë përpara Gjykatës Penale të arrestuarit gjatë operacionit “Fati i lojrave” që është zhvilluar mbrëmjen 20 shkurtit në disa qytete të vendit, në kuadër të parandalimit në fushën e lojrave të fatit.
Gjykata Penale mori vendim sot per 30 te arrestuarit pergjate aksionot te policise “‘fati i lajrave’. Gjykata vleroi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë nga policia të 30 prej tyre, dhe vendosi për:
-Erjon Muja arrest në burg
-Axhildo Kashari arrest në burg
-Igli Oboni arrest në burg
-Taulant Preçi arrest në burg
-Erjon Kreka arrest në burg
-Igli Spaholli arrest në burg
-Redinel Hamolli arrest në shtepi
-Endrit Osmanaj arrest në shtepi
-Dritan Dema arrest në burg
-Samuel Buziu arrest në shtepi
-Mario Ylli arrest në burg
-Ilirjan Balla arrest në burg
-Ali Çaushi arrest në burg
-Klajdi Kuqo arrest në burg
-Kostandin Delilaj arrest në burg
-Enes Saliaj arrest në burg
-Elvis Brahimi arrest në burg
-Melazim Hykaj arrest në burg
-Romir Hamitaj arrest në burg
-Klajdi Toska arrest në shtepi
-Andi Gura arrest në shtëpi
Ndërkohë që për disa të tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni, gjykata vendosi:
Isuf Tato detyrim paraqitje
Denis Hysko detyrim paraqitje
Krejstjano Jaiçari detyrim paraqitje
Arjan Tasellari detyrim paraqitje
Drini Gora detyrim paraqitje
Ledion Aliçka detyrim paraqitje
Klevis Dedja detyrim paraqitje
Edrian Myftari detyrim paraqitje
Julian Kasaj detyrim paraqitje
Në total, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për 30 persona të arrestuar, ndërkohë që 3 persona të tjerë janë shpallur tashmë në kërkim.
Neser rreth orës 09.00, do të vendosë masën e sigurisë për 84 persona të arrestuar në Tiranë.
Sipas policisë, në total gjatë këtij operacioni në rang vendi janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.
Detajet e policise per operacionin:
“Pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka finalizuar mbrëmë me sukses të plotë, një operacion masiv në shkallë vendi.
Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim“
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/