Humb jeten papritur kryetari i Bashkise se Rrogozhines

Humb jeten papritur kryetari i Bashkise se Rrogozhines

284
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla u nda papritur nga jet këtë të shtunë në Dibër ku ndodhej për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Korabit të Peshkopisë dhe Egnatias së Rrogozhinës, e vlefshme për Kategorinë e Parë të futbollit.

Memolla ka ndjekur pjesën e parë të takimin e më pas ka dalë së bashku me Kryetarin e Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, për të pirë një kafe pasi nuk ndjehej mirë.
Pas kafese, Memolla është nisur sërish në stadium, por ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë.

Edhe pse ai u transportua me urgjencë në spitalin Rajonal të Dibrës, nuk arriti të shpëtojë. 52-vjeçari Haxhi Memolla ishte Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë që nga 30 qershori i vitit të kaluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY