Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reforma zgjedhore/PD ‘përplaset’ me mazhorancën, pse Gjiknuri nuk bie dakord me propozimin e ri të opozitës

20/02/2020
Reforma zgjedhore/PD ‘përplaset’ me mazhorancën, pse Gjiknuri nuk bie dakord me propozimin e ri të opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita ka paraqitur një propozim në kuadër të reformës zgjedhore. Ajo kërkon moratorium 4-vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.

Ndersa Damian Gjiknuri u shpreh  kundër propozimit të opozitës edhe për përjashtimin e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor nga vetingu.

Sipas Bylykbashit, “pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilat ata sot kapin gjyqësorin”. Por ish deputeti demokrat tha se opozita “këtë s’do ia lejojmë. Gjykatat që mbrojnë të drejtat zgjedhore do jenë të pavarura në Shqipëri”.

“E drejta për t’ju drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur, i cili për fatin e keq të shqiptarëve jo vetëm nuk u garantohen zgjedhje por u mohohet edhe e drejta për tu ankuar në një gjykatë të pavarur dhe funksionale.

Sot PD propozoi për gjyqtarët që do të përbënin Kolegjin Zgjedhor një moratorium që do i përjashtonte nga vettingu deri në mbarimin e mandatit të tyre 4- vjeçar. Kjo ndodh pasi PD pretendon se prej vettingut gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor janë nën presion dhe nuk mund të marrin vendime të paanshme për ankimimet në zgjedhje.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1228125257543496/?t=1

DEKLARATA E OERD BYLYKBASHIT, PËRFAQËSUES I OPOZITËS
NË GRUPIN POLITIK PËR REFORMËN ZGJEDHORE.

Sot opozita bëri propozimin e paketës tjetër për reformën zgjedhore, në përputhje me kalendarin e miratuar. Tashmë, opozita ka propozuar gjashtë paketa, bashkë me këtë, dhe pritet që, në ditët në vijim, të jetë edhe një e shtatë në lidhje me financimin e partive politike. Propozimi i sotëm është shumë i rëndësishëm. Është një element themelor i procesit zgjedhor – e drejta për t’iu drejtuar një gjykate të paanshme dhe të pavarur. Shqiptarëve, për fatin e keq të tyre, jo vetëm nuk u garantohen zgjedhje, por u mohohet edhe e drejta për t’u ankuar në një gjykatë të pavarur, të paanshme dhe funksionale.

Raporti i OSBE/ODIHR-it konstaton, me një kritikë të paprecedentë, sesi nën presionin politik nga vetingu, Kolegji Zgjedhor, gjykata e posaçme e krijuar mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjit për të mbrojtur të drejtat zgjedhore, ishte gjysmake në periudhën zgjedhore dhe ishte nën presionin e vetingut dhe për rrjedhojë nuk ishte as e paanshme dhe as e pavarur. Jo vetëm kaq, por përsëri OSBE/ODIHR-i konstaton me një shqetësim thelbësor sesi edhe Gjykata Kushtetuese, që duhet të garantojë të drejtat kushtetuese në procesit zgjedhor; sekretin e votës –i cënuar, lirinë e votës- e cënuar, barazinë e palëve në proces –e cënuar – të gjitha këto të drejta është e pamundur, thotë ODIHR-i, që të mbrohen përpara Gjykatës Kushtetuese, sepse ajo thjesht nuk ekziston.

Duke qenë se është një rekomandim prioritar dhe duke qenë se pa një garanci gjyqësore, procesi zgjedhor nuk mund të jetë kurrë një proces në përputhje me standardet demokratike për zgjedhjet e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, kjo paketë sot nuk është vetëm për të vënë një kryq tek lista e çështjeve, por është thelbësore për të arritur kompromisin në reformën zgjedhore. Pati një reagim shumë të fortë nga maxhoranca, e cila do që të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilët ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion, përfshi edhe mbi Kolegjin Zgjedhor. Ne këtë nuk do t’ia lejojmë. Gjykatat që mbrojnë të drejtat zgjedhore duhet të jenë të pavarura në Republikën e Shqipërisë.

Pyetje: Pse nuk është propozuar që anëtarë të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor të jenë gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun? Maxhoranca u shpreh e gatshme të pranonte këtë formulë.

Oerd Bylykbashi: Numri i gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun është shumë i vogël. Është një process, i cili është thelbsisht problematik. Ju keni rastin e gjyqtarit Dvorani, i cili nuk justifikon 100 milion lek dhe, megjithatë, në procesin e vettingut askush nuk u kujtua ta ankimonte atë vendim të turpshëm, i cili, më pas, bëri të mundur që të kemi këto zhvillime që po ndodhin sot. Ky është mekanizmi i kapur politikisht i vettingut dhe ne nuk kemi ndërmend këtë të ndodhë. Por ajo që ne propozojmë është: të gjithë ata gjyqtarë që nuk i janë nënshtruar ende procesit të vettingut dhe të gjithë ata gjyqtarë që e kanë mbaruar procesin e vettingut, pra ata që nuk janë të zënë në kurth, të jenë gjyqtarët që duhet të përzgjidhen me short dhe më pas, për një periudhë të caktuar, ata të mbrohen nga presioni politik. Dhe në fund të procesit, kur të kenë mbaruar mandatin e tyre, ata t’i nënshtrohen të gjitha rregullave të kontrollit të vettingut dhe çdo kontrolli tjetër, në mënyrë që të jenë të pastër para shqiptarëve. Nga ana tjetër, askush, as sot e as mot, nuk do të jetë imun nga ndjekja penale për korrupsion apo për çdo lloj krim tjetër. Pra, edhe propozimi ynë, në asnjë rast, nuk i heq mundësinë prokurorisë që të çojë para drejtësisë këdo që është i korruptuar.

Faleminderit.

vijon..

/DRONI.al/

Tags: oerd bylykbashiPDpropozimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.