Qeveria, kryetar te ri per Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare

Qeveria, kryetar te ri per Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare

212
0
Shares

Ervin Mete, është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi në fjalë është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY